GIAHU
[gufues; vërshues].
Vend pranë ‘kodrës së Amahut’ që përmendet kur përshkruhet ndjekja e Abnerit nga Joabi dhe Abishai. (2Sa 2:24) Në bazë të kontekstit, është hedhur ideja se Giahu ishte në lindje të Gibeonit, në territorin e Beniaminit. Disa studiues kanë shtruar hipoteza të ndryshme për vendndodhjen e Giahut nisur nga korrigjime të tekstit, por kjo nuk dihet me saktësi.—Shih AMAHU.