GIBARI
[më i lartë; i fuqishëm; i papërballueshëm].
Ndoshta emri i kreut të një familjeje. Në vitin 537 p.e.s., 95 ‘bij’ (pasardhës) të tij u kthyen me Zorobabelin nga mërgimi në Babiloni. (Ezd 2:1, 2, 20) Megjithatë, në vargun paralel të Nehemisë 7:25, në vend të Gibarit përmendet Gibeoni. Kështu, «bijtë e Gibarit [Gibeonit], nëntëdhjetë e pesë», mund të kenë qenë pasardhësit e banorëve të dikurshëm të Gibeonit, meqë tek Ezdra 2:21-34 përmenden emra të tjerë vendesh, për shembull «bijtë e Betlehemit».