JEHOVA-JIREHU
[Jehovai do të kujdeset; Jehovai do të sigurojë].
Vend në një nga malet e Moriahut, ku Abrahami gjeti një dash që ishte ngatërruar te një shkurre dhe e flijoi në vend të Isakut. Atë dash Abrahami e pa si diçka që e siguroi Jehovai, prandaj e quajti vendin Jehova-Jireh. Sipas traditës së lashtë, ky vend ndodhej atje ku u ngrit tempulli i Solomonit.—Zn 22:2, 13, 14; shih MORIAHU.