JEHOVA-NISI
Emri i altarit që ndërtoi Moisiu për të kujtuar fitoren e Izraelit kundër amalekitëve në Refidim.—Da 17:8, 13-16.
Emri do të thotë «Jehovai është sinjali im», kur níssi vjen nga nes (shtizë sinjalizuese). Përkthyesit e Septuagintës greke mendonin se níssi vinte nga fjala nus (të ikësh për të gjetur strehë), ndaj i dhanë kuptimin «Jehovai është streha ime». Ndërsa, sipas Vulgatës latine, kjo fjalë rridhte nga nasás (të ngresh), ndaj i dhanë kuptimin «Jehovai është lartësimi im».