JEHOVA-SHALOM
[Jehovai është paqe].
Emri i altarit që ndërtoi Gideoni në Ofrah, në perëndim të Jordanit. Pasi pa engjëllin e Jehovait, Gideoni kishte frikë mos vdiste. Por, Jehovai e siguroi: «Paqja qoftë me ty! Mos ki frikë se nuk do të vdesësh.» Nga mirënjohja, Gideoni ndërtoi altarin, me sa duket jo për flijime, por si përmendore për Jehovain që të kujtohej ajo ngjarje.—Gjy 6:22-24.