JOJADA
[formë e shkurtuar e emrit Jehojada që do të thotë «Jehovai njohtë»].
1. Bir i Paseut që ndihmoi në meremetimin e Portës së Qytetit të Vjetër kur Nehemia rindërtoi murin e Jerusalemit.—Ne 3:6.
2. Stërnip i Jeshuait dhe babai i Johananit (Jonatanit) në linjën e kryepriftërinjve të periudhës pas mërgimit. (Ne 12:10, 11, 22) Një nga bijtë e Jojadës ndoti veten dhe detyrën e tij priftërore duke u martuar me të bijën e Sanballat horonitit; për këtë arsye Nehemia e dëboi.—Ne 13:28, 29.