JOJAKIMI
[formë e shkurtuar e emrit Jehojakim që ndoshta do të thotë «Jehovai ngre»].
Bir dhe me sa duket pasuesi i kryepriftit Jeshua pas periudhës së mërgimit. (Ne 12:10, 12, 26) Duhet të ketë shërbyer si kryeprift kur u kthye Ezdra. (Antikitete judaike, XI, 121 [v, 1]) Megjithatë, më vonë, kur erdhi Nehemia (455 p.e.s.), kryeprift ishte bërë Eliashibi, biri i Jojakimit.—Ne 3:1.