JORAMI
[formë e shkurtuar e emrit Jehoram që do të thotë «Jehovai është i lartë (i lartësuar)»].
1. Bir i Toit, mbretit të Hamathit. Kur mbreti David mundi Hadadezerin, mbretin e Zobahut, Toi nisi të birin, Joramin, tek ai që t’i çonte dhurata të kushtueshme ari, argjendi e bakri, si edhe ta përgëzonte. Davidi i pranoi dhuratat dhe ia shenjtëroi Jehovait. (2Sa 8:5, 9-11) Në një tregim paralel emri i Joramit është shkruar Hadoram.—1Kr 18:9-11.
2. Pasardhës i levitit Eliezer, birit të Moisiut; me sa duket ai jetoi në kohën kur Davidi ishte mbret.—1Kr 26:24, 25; Da 18:2-4.
3. Mbret i Izraelit për 12 vjet; bir i Akabit. Zakonisht përdoret emri i tij i plotë Jehoram. (2Mb 3:1) Në tekstin masoretik forma e shkurtër gjendet vetëm në tre kapituj.—2Mb 8:16, shën., NW, 2Mb 8:17-29; 9:14, shën., NW, 2Mb 9:15-29; 2Kr 22:5, shën., NW, 2Kr 22:6, 7; shih JEHORAMI nr. 2.
4. Mbret i Judës për 8 vjet; bir i Jehozafatit. Nganjëherë në tekstin masoretik del forma e shkurtër e emrit të tij. (2Mb 8:21, 23, 24; 11:2; 1Kr 3:11, shën., NW) Forma e shkurtër del edhe në tekstin grek të Uestkotit dhe Hortit, por një numër i vogël përkthimesh ia bëjnë më të lehtë lexuesit duke përdorur emrin e plotë.—Mt 1:8, BR, Sawyer, TC, We; shih JEHORAMI nr. 3.