JUNIU
I krishterë të cilit Pavli i bëri të fala në letrën që u drejtoi romakëve (Ro 16:7). Androniku dhe Juniu ishin ‘të afërm’ të tij. Megjithëse fjala e përdorur këtu mund të ketë kuptimin e «bashkatdhetarit», kuptimi i parë është «i afërm gjaku i një brezi». Të dy ishin ‘shokë robërie’ të Pavlit, domethënë mund të kenë qenë në burg diku me të. Pavli i quan të dy «njerëz të përmendur ndër apostujt», mbase falë emrit të shkëlqyer që kishin mes apostujve. Ata kishin ‘më shumë kohë se Pavli në unitet me Krishtin’, dhe kjo tregon se ishin bërë dishepuj herët.