JUSTI
[nga lat., që do të thotë «i drejtë; korrekt»].
1. Emri që i kishin vënë Jozef Barsabës. Justi dhe Matia ishin dy kandidatët për të zëvendësuar Judë Iskariotin si apostull. Shorti i ra Matias. Megjithëse nuk u zgjodh Justi, fakti që e vlerësuan për këtë caktim tregon se ai ishte një dishepull i pjekur i Jezu Krishtit.—Ve 1:23-26.
2. Besimtar nga Korinti që e kishte shtëpinë ngjitur me sinagogën. Për shkak të kundërshtimit të judenjve, Pavli «u shpërngul» në shtëpinë e Tit Justit, domethënë e vazhdoi predikimin që atje; kurse për të qëndruar shkonte tek Akuila dhe Prishila.—Ve 18:1-7.
3. Jude, bashkëpunëtor i apostullit Pavël. Justi, që quhej edhe Jezu, ishte një nga ata që i dhanë forcë Pavlit gjatë burgimit të parë në Romë dhe që u nisi të fala kolosianëve.—Kl 4:10, 11.