KEZIA
[ndoshta: kasi].
E dyta nga tri vajzat që i lindën Jobit pasi kaloi sprovën e vështirë dhe u rimëkëmb e u bekua nga Jehovai. (Jb 42:14) Fjala hebraike që do të thotë «kasi» përdorej si emër vajze, ka të ngjarë për shkak të aromës së saj; ndoshta i vunë këtë emër, sepse ishte një vajzë e bukur.—Jb 42:15.