KOREU
1. Levit kehathit «nga bijtë e Asafit» dhe pasardhës i Korahut. (Da 6:16, 18, 21; 1Kr 9:19; 26:1) Te 1 Kronikave 9:19 thuhet se Shalumi, një nga ‘derëtarët e tendës’, ishte «biri i Koreut, biri i Ebiasafit, biri i Korahut». Ky varg nuk përmend të gjithë brezat nga Shalumi deri tek Ebiasafi, por emrat që jepen i përkasin pikërisht kësaj linje gjenealogjike. Libri i Parë i Kronikave 26:1 e quan derëtarin Meshelemiah «bir i Koreut».
2. Levit, ‘bir i Imnahut’, dhe «derëtar në lindje» të tempullit në kohën e mbretit Hezekia. Ai ishte «i ngarkuar për blatimet vullnetare për Perëndinë e vërtetë, për të dhënë kontributin e Jehovait dhe gjërat shumë të shenjta», si dhe drejtonte disa burra.—2Kr 31:14-16.