NAUMI
[ngushëllues (d.m.th. që inkurajon)].
1. Profet izraelit i shekullit të 7-të p.e.s. dhe shkrimtar i librit që mban emrin e tij. Naumi mund të ketë qenë në Judë kur shkroi profecinë e tij. (Na 1:15) Meqenëse quhet elkoshit, ka shumë të ngjarë të ketë banuar në Elkosh, që mendohet se ishte një qytet ose fshat i Judës.—Na 1:1; shih ELKOSHITI.
2. Paraardhës i Jezu Krishtit pas periudhës së mërgimit; prej tij rridhte Maria, nëna e Jezuit.—Lu 3:25.