NATAN-MELEKU
[mbreti ka dhënë].
Zyrtar oborri në Judë që e kishte dhomën e ngrënies te portikët e tempullit. Ndërkohë që kishte nisur fushatën kundër adhurimit të rremë, mbreti Josia dha urdhër që kuajt të cilët mbretërit e Judës ia kishin kushtuar diellit ‘të mos futeshin më në shtëpinë e Jehovait nga dhoma e ngrënies së Natan-Melekut’.—2Mb 23:11.