NEBUSHAZBANI
[nga gjuha akadiane që do të thotë «O Nebo, më çliro»].
Kreu i zyrtarëve të oborrit ose rabsari në ushtrinë e Nabukodonosorit që shkatërroi Jerusalemin në vitin 607 p.e.s. Nebushazbani ishte një ndër princat që organizuan çlirimin e Jeremisë. (Jr 39:13, 14) Në grupin që u ul te Porta e Mesit pasi babilonasit hapën një të çarë në muret e Jerusalemit, bënte pjesë ose Nebushazbani, i quajtur me titullin e tij rabsar, ose dikush tjetër me titullin rabsar.—Jr 39:2, 3.