NEDABIAHU
[Jah është i gatshëm (fisnik; bujar)].
Bir i mbretit Jekonia (Jehojakin), përmendet i fundit. Lindi gjatë kohës kur Jekonia ishte i mërguar në Babiloni. (1Kr 3:17, 18; 2Mb 24:15; Jr 29:1, 2, 4, 6) Nedabiahu ishte pasardhës i Davidit nga fisi i Judës dhe një nga xhaxhallarët e Zorobabelit, guvernatorit pas periudhës së mërgimit.—1Kr 3:1, 17-19; Hg 1:1.