PASHKURI
1. I ati i Gedaliahut, njërit prej princave të Judës që ishin përgjegjës për hedhjen e Jeremisë në sternë.—Jr 38:1, 4, 6.
2. Princ në grupin që dërgoi mbreti Zedekia për të pyetur Jereminë për të ardhmen e Jerusalemit. (Jr 21:1, 2) Gjithashtu, Pashkuri i kërkoi mbretit vdekjen e Jeremisë. (Jr 38:1, 4, 6) Në këto dy fragmente Pashkuri quhet «biri i Malkijahut». Edhe në gjenealogjinë e familjes së priftërinjve që u kthyen nga mërgimi në Babiloni përmendet ‘Pashkuri, biri i Malkijahut’. (1Kr 9:12; Ne 11:12) Nëse princi Pashkur ishte vërtet prift, ka mundësi që «bijtë e Pashkurit» (nr. 4) ta kenë marrë emrin prej tij.
3. Prift, «biri [ose pasardhësi] i Imerit, . . . i ngarkuari kryesor për shtëpinë e Jehovait». Duke mos qenë dakord me profecitë e Jeremisë, Pashkuri e goditi, e vuri në fallaka dhe e liroi të nesërmen. Prandaj, nëpërmjet Jeremisë, Jehovai paratha se Pashkuri do të mërgonte në Babiloni e do të vdiste atje dhe, në përputhje me këtë, ia ndryshoi emrin nga Pashkur në «Tmerr rreth e qark» (heb., Maghóhr missavív) (Jr 20:1-6), shprehje që del disa herë në librin e Jeremisë.—Jr 6:25; 20:3, 10; 46:5; 49:29.
4. «Bijtë e Pashkurit» ishin një shtëpi atërore priftërinjsh, 1.247 prej të cilëve u kthyen nga mërgimi me priftin Jeshua në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 36, 38; Ne 7:41) Gjashtë prej tyre ishin martuar me gra të huaja, por kur u kthyen nga mërgimi në vitin 468 p.e.s., i larguan sipas këshillës së Ezdrës.—Ezd 10:22, 44; shih Pashkuri nr. 2.
5. Prift ose paraardhësi i një prifti që, në kohën e guvernatorit Nehemia, nënshkroi besëlidhjen për të mos marrë gra të huaja.—Ne 9:38; 10:1, 3, 8.