SHAMGARI
Çlirimtar i Izraelit nga koha e gjykatësit Ehud deri tek ajo e gjykatësit Barak. Në Bibël tregohet vetëm një vepër heroike e Shamgarit: vrasja e 600 filistinëve me një hosten qesh, por falë këtij akti atij i atribuohet ‘shpëtimi i Izraelit’. (Gjy 3:31) Sipas Jozefit, Shamgari vdiq vitin e parë të detyrës së tij si gjykatës. (Antikitete judaike, V, 197 [iv, 3]) Tregimi thotë se ai ishte «biri i Anathit», dhe kjo mund t’i referohet qytetit të Beth-Anatit, në territorin e Neftalit.—Gjy 1:33.