SHAMIRI
1. Një levit, bir i Mikesë.—1Kr 24:20, 24.
2. Qytet në rajonin malor të Judës. (Js 15:20, 48) Me sa duket, emri i lashtë ruhet tek emri i Kirbet-Somerahut, edhe pse vendndodhja mendohet të jetë El Birehu aty pranë, rreth 20 km në jugperëndim të Hebronit.
3. Vend në rajonin malor të Efraimit ku banonte dhe u varros gjykatësi Tola. (Gjy 10:1, 2) Shamiri ka të ngjarë të ndodhej në vendin ku më vonë ishte qyteti i Samarisë ose diku pranë. Këtë hipotezë e mbështet disi Kodiku Aleksandrin (LXX), që te Gjykatësit 10:1 thotë Samareíai (Samaria).