TABELI
[i mirë është Perëndia].
1. I ati i një burri, të cilin mbreti i Izraelit dhe i Sirisë donin ta vinin në fronin e Judës, nëse shtinin në dorë kryeqytetin e saj, Jerusalemin. Emri i të birit nuk bëhet i ditur. Kjo ndodhi gjatë kohës kur Akazi i Judës dhe Pekahu i Izraelit mbretëruan njëkohësisht (rreth vitit 762 deri 759 p.e.s.).—Is 7:5, 6.
2. Një nga autorët e një letre në aramaisht dërguar Artakserksit, mbretit të Persisë, për të protestuar kundër rindërtimit të Jerusalemit nga judenjtë e që solli ndalimin e punimeve për rindërtimin e tempullit.—Ezd 4:7, 24.