TABERAHU
[djegie (d.m.th. zjarr; flakë)].
Vendfushim izraelit në shkretëtirën e Sinait; vendndodhja e saktë nuk dihet. Atje Izraeli u ankua për gjendjen e tij, prandaj Perëndia lëshoi një zjarr që përpiu disa nga njerëzit në skaj të kampit. Por, kur Moisiu iu përgjërua Jehovait, flaka «u shua». Nga kjo ngjarje vendi u quajt «Taberah».—Nu 11:1-3; Lp 9:22.