TEL-ASARI
Vend ku banonin «bijtë e Edenit», i përmendur bashkë me Gozanin, Haranin dhe Rezefin që ndodheshin në Mesopotaminë Veriore. (2Mb 19:12; Is 37:12) Nëpërmjet lajmëtarëve të vet, Senakeribi u mburr se perënditë që adhuronte popullsia e atyre vendeve nuk i kishin çliruar dot ata nga dora e fuqishme e paraardhësve të tij. Meqë përmenden «bijtë e Edenit», Tel-Asarin zakonisht e lidhin me mbretërinë e vogël të Bit-Adinit përgjatë Eufratit të Sipërm. Monarkët asirianë Tiglath-Pileseri III dhe Esar-Hadoni përmendin që të dy Til-Ashurin, por ky vend mendohet se ndodhej pranë kufirit mes Asirisë dhe Elamit. Kështu, ende nuk dihet me siguri se ku ndodhej Tel-Asari.