TEL-HARSHA Vend në Babiloni. Prej atje, disa mërgimtarë që nuk ishin në gjendje të përcaktonin gjenealogjinë e tyre u kthyen në Judë me të mërguar të tjerë në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 59; Ne 7:6, 61) Të dhëna të tjera për këtë vend nuk dihen.