TIBHATI
[masakër].
Qytet në veri të Palestinës nga ku Davidi mori shumë bakër pasi vrau Hadadezerin, mbretin e Zobahut, në Hamath, afro 230 km në veri-verilindje të Danit. (1Kr 18:3, 8) Në tregimin paralel për fushatën e Davidit që përshkruhet te 2 Samuelit 8:8, Tibhati me sa duket quhet Betah. (Shih BETAHU.) Disa hedhin idenë se Tibhati mund ta ketë marrë emrin nga Tebahu, djali i Nahorit. (Zn 22:24) Meqë ishte pjesë e mbretërisë aramaite të Zobahut, ka të ngjarë që vendndodhja e Tibhatit të ishte në luginën mes maleve të Libanit dhe Anti-Libanit. Në Liban janë gjetur mbetje punimesh të lashta bakri, e kjo përputhet me tregimin e Biblës.