BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w06 15/9 f. 14-15
  • Një vulë që ‘i përkiste Jukalit’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vulë që ‘i përkiste Jukalit’
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Nuk do të të mposhtin»
  • Një epilog interesant
  • Jukali
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehukali
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Çfarë miqsh do të zgjedhësh?
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
  • Shërben në «ditët e fundit»
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
w06 15/9 f. 14-15

Një vulë që ‘i përkiste Jukalit’

NË SHEKULLIN e shtatë p.e.s., sundimtari kaldeas Nabukodonosori pushtoi Jerusalemin, e dogji qytetin dhe shembi muret e tij. Ai zuri rob dhe verboi Zedekinë, mbretin e Judës. Për më tepër «mbreti i Babilonisë . . . theri . . . tërë fisnikët e Judës».—Jeremia 39:1-8.

Një nga fisnikët ose princat e Judës që ndoshta e vranë babilonasit ishte Jukali, biri i Shelemiahut. Historia e Jukalit ka njëfarë epilogu. Por para se ta shqyrtojmë atë, le të shohim se ç’thonë Shkrimet për Jukalin dhe kohën e tij.

«Nuk do të të mposhtin»

Jehovai i caktoi profetit Jeremia që të shpallte një mesazh gjykimi kundër Judës dhe Jerusalemit. Perëndia i tha Jeremisë se mbretërit, princat, priftërinjtë dhe populli i Judës ‘do të luftonin kundër’ tij. «Por nuk do të të mposhtin, sepse unë jam me ty»,—tha Jehovai.—Jeremia 1:17-19.

Gjatë rrethimit babilonas të kryeqytetit të Judës, Jerusalemit, mbreti Zedekia dërgoi dy herë lajmëtarë te Jeremia për të zbuluar nëse Nabukodonosori do të tërhiqej nga qyteti dhe për t’i kërkuar profetit që të lutej për tërheqjen e tij. Një nga të dërguarit e mbretit ishte Jukali, i njohur edhe si Jehukali. Mesazhi i frymëzuar nga Perëndia, që dha Jeremia, ishte se babilonasit ose kaldeasit do të shkatërronin qytetin. Cilido banor i Jerusalemit që do të mbetej në të do të vdiste nga zia e bukës, murtaja dhe shpata. Përkundrazi, ata që do të dorëzoheshin te kaldeasit, do të mbijetonin. Sa i tërbuan princat e Judës fjalët e Jeremisë!—Jeremia 21:1-10; 37:3-10; 38:1-3.

Jukali ishte një nga princat që e nxitën Zedekinë: «Të lutemi, le të vritet ky njeri [Jeremia], pasi . . . po shkurajon luftëtarët.» Jukali i ligë ishte gjithashtu mes atyre që e hodhën Jereminë në një sternë me llucë, nga e cila profeti shpëtoi më pas. (Jeremia 37:15; 38:4-6) Ngaqë iu bind Jehovait, Jeremia shpëtoi nga shkatërrimi i Jerusalemit, por Jukali me sa duket vdiq kur shteti judaik tek i cili kishte besim, mori fund.

Një epilog interesant

Mund të thuhet se epilogu i tregimit për Jukalin u «shkrua» në Jerusalem kohët e fundit në vitin 2005. Arkeologët po gërmonin në një vend ku shpresonin të gjenin pallatin e mbretit David. Ajo që gjetën ishte një strukturë shumë e madhe prej guri që ata mendojnë se u shkatërrua kur babilonasit pushtuan Jerusalemin në ditët e Jeremisë.

Mbetet ende e pasigurt nëse ky është apo jo pallati i Davidit. Megjithatë arkeologët identifikuan një objekt që gjetën: gjurmën prej argjile 1 centimetër të gjerë, të bërë me një vulë, e cila tregohet në faqen 14. Dikur kjo vulë kishte vulosur një dokument që është shpërbërë kohë më parë. Në gjurmën e vulës lexohet: «I përket Jehukhalit, birit të Shelemjahut, birit të Shovit.» Siç duket, kjo gjurmë u bë me vulën e kundërshtarit të Jeremisë, Jehukhalit ose Jukalit, birit të Shelemiahut.

Arkeologia Ejlat Masar, e cila deshifroi gjurmën e vulës, shkruan se Jehukali është «zyrtari i dytë më i lartë mbretëror» pas Gemariahut, birit të Shafanit, emri i të cilit shfaqet në një gjurmë vule të gjetur në Qytetin e Davidit.a

Besimi te Fjala e Perëndisë nuk varet nga zbulimi i ndonjë objekti të lashtë, por plotësimi i profecisë së frymëzuar është një bazë e shëndoshë për të besuar në Bibël. Faktet historike provojnë se Jeremia paratha me saktësi shkatërrimin e Jerusalemit. Fundi i turpshëm i kundërshtarëve të Jeremisë duhet të na e forcojë bindjen se, nëse jemi besnikë si Jeremia, armiqtë tanë ‘nuk do të na mposhtin, sepse Jehovai është me ne’.

[Shënimi]

a Për informacione rreth Gemariahut dhe Shafanit, shih artikullin «A janë të njohur për ju Shafani dhe familja e tij?», në Kullën e Rojës të 15 dhjetorit 2002, faqet 19-22.

[Figura në faqen 15]

Jeremia nuk u dorëzua para presionit për ta zbutur mesazhin e Perëndisë

[Burimi i figurës në faqen 14]

Gabi Laron/​Institute of Archaeology/​Hebrew University ©Eilat Mazar

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo