BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/5 f. 22-25
  • Betheli i Bruklinit—100 vjet histori

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Betheli i Bruklinit—100 vjet histori
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse u bë shpërngulja në Bruklin?
  • Pse u quajt Bethel?
  • Një mirëseardhje e ngrohtë për vizitorët
  • Shërbimi në Bethel—Nevojiten më shumë vullnetarë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • A mund të jetë kjo karriera më e mirë për ty?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Të shikojmë me çmueshmëri «Shtëpinë e Perëndisë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Jehovai e mbledh popullin e tij dhe e përgatit për të vepruar
    Dëshmitarët e Jehovait​—Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/5 f. 22-25

Betheli i Bruklinit​—100 vjet histori

VITI 1909 ishte një vit historik për qytetin e Nju-Jorkut. U hap ura e Kuinzborout, e cila lidh Kuinzin me Manhatanin, si edhe ura e Manhatanit, e cila ishte një lidhje tjetër mes Manhatanit dhe Bruklinit.

Ishte një vit historik edhe për Dëshmitarët e Jehovait. Çarls Tejz Rasëlli, presidenti i Watch Tower Bible and Tract Society, korporata ligjore e Dëshmitarëve të Jehovait, më parë kishte vënë re potencialin për shtrirjen e predikimit të lajmit të mirë për Mbretërinë e Perëndisë. (Mateu 24:14) Ai besonte se shpërngulja e selisë së Shoqatës nga Pitsburgu, Pensilvani, në Bruklin, Nju-Jork, do të ishte një hap i rëndësishëm për ta arritur këtë. Përgatitjet për shpërnguljen kishin nisur në vitin 1908 dhe ajo u bë në fillim të vitit vijues.

Pse u bë shpërngulja në Bruklin?

Ata që drejtonin veprën e predikimit në atë kohë, e dinin se ungjillëzimi me anë të fjalimeve në gazeta, ishte një mënyrë e efektshme për të përhapur të vërtetën biblike. Në fakt, brenda vitit 1908, fjalimet e përjavshme të Rasëllit dolën në 11 gazeta, me një qarkullim të përgjithshëm prej 402.000 kopjesh.

Megjithatë, Rasëlli shkroi: «Vëllezërit që i njohin mirë metodat e gazetave . . . na sigurojnë se, në qoftë se fjalimet javore do të botohen nga [një qendër më e madhe], si rezultat ato mund të botohen në mbarë Shtetet e Bashkuara, dhe se brenda një viti mund të jenë me qindra gazetat që do t’i botojnë rregullisht.» Prandaj, filluan kërkimet për vendin më të mirë nga ku të përhapnin veprën e predikimit.

Po pse u zgjodh Bruklini? Rasëlli tha: «Si përfundim, pasi kërkuam drejtimin hyjnor, arritëm në konkluzionin se Bruklini në Nju-Jork, me një popullsi të madhe . . . dhe i njohur si ‘Qyteti i kishave’, do të ishte për këto arsye qendra më e përshtatshme për veprën e korrjes.» Rezultatet flasin vetë. Brenda një kohe të shkurtër, 2.000 gazeta botonin fjalimet e Rasëllit.

Nju-Jorku ishte një zgjedhje e mirë edhe për një arsye tjetër. Deri në vitin 1909, ishin ngritur zyra degësh në Britaninë e Madhe, Gjermani e Australi, dhe shumë shpejt do të ngriheshin edhe të tjera. Prandaj, dukej e arsyeshme që selia botërore të ndodhej në një qytet-port që kishte edhe shumë lidhje rrugore dhe hekurudhore.

Pse u quajt Bethel?

Në fillim, selia e Watch Tower Bible and Tract Society u ngrit në vitet 80 të shekullit 19, në Allegeni (tani pjesë e Pitsburgut), Pensilvani. Në atë kohë, quhej Shtëpia e Biblës. Në vitin 1896, aty punonin 12 veta.

Por, me shpërnguljen në Bruklin në vitin 1909, godina e re për personelin u quajt Bethel.a Po pse Bethel? Pronën që Shoqata Watch Tower bleu në adresën 13-17 Hicks Street, e zotëronte kleriku i njohur Henri Uard Biçër dhe ajo njihej si Betheli i Biçërit. U ble edhe ish-rezidenca e Biçërit, e cila ndodhej në adresën 124 Columbia Heights. Në Kullën e Rojës 1 mars 1909, thuhej: «Është vërtet e jashtëzakonshme që morëm Bethelin e vjetër të Biçërit dhe që më pas rastësisht morëm edhe ish-rezidencën e tij. . . . Shtëpinë e re do ta quajmë ‘Bethel’, kurse zyrën dhe sallën e re do t’i quajmë ‘Tabernakulli i Bruklinit’. Këta emra do të zëvendësojnë termin ‘Shtëpia e Biblës’.»

Sot, komplekset tejet të zgjeruara në Bruklin dhe në dy vende të tjera të shtetit të Nju-Jorkut, Uollkill dhe Paterson, ku përfshihen godinat e banimit, shtypshkronja dhe zyrat, quhen Bethel. Në fakt, anembanë botës tani ka shtëpi Bethel në 113 vende. Në to shërbejnë më shumë se 19.000 veta që ndihmojnë për shpërndarjen e informacioneve biblike.

Një mirëseardhje e ngrohtë për vizitorët

Godinat iu kushtuan Perëndisë më 31 janar 1909. E hëna 6 shtator 1909, ishte një ditë vizitash në Bethel. Qindra Studentë të Biblës, siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait, vizituan Bethelin. Shumë prej tyre erdhën drejtpërdrejt nga një kongres i krishterë që ishte mbajtur në Saratoga Springs, gati 320 kilometra në veri të qytetit të Nju-Jorkut. Çarls Tejz Rasëlli i mirëpriti dhe i përshëndeti personalisht vizitorët.b

Vizitorët vazhdojnë të jenë të mirëpritur në Bethel. Në fakt, çdo vit, më shumë se 40.000 njerëz vizitojnë godinat e Bruklinit. Betheli i Bruklinit vazhdon të luajë një rol jetësor për përhapjen e interesave të Mbretërisë së Jehovait në dobi të miliona njerëzve.

a Fjala hebraike «Bethel» do të thotë «Shtëpia e Perëndisë». Në Bibël, Betheli ishte një qytet i njohur izraelit. Vetëm qyteti i Jerusalemit përmendet më shpesh se ai.

b Për hollësi të tjera historike, shih librin Dëshmitarët e Jehovait: Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë, faqet 718-723 (anglisht), botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

Çfarë dini për Watch Tower Bible and Tract Society?

Korporata që tani njihet si Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania u themelua sipas një statuti në vitin 1884, me emrin Zion’s Watch Tower Tract Society. Qëllimi i saj ishte që të përhapte në mbarë botën të vërtetën biblike, sidomos nëpërmjet botimeve. Sot, Watch Tower Bible and Tract Society mbetet një nga mjetet ligjore që përdoret anembanë botës nga Dëshmitarët e Jehovait.c​—Filipianëve 1:7.

Watch Tower Bible and Tract Society ka prodhuar Bibla dhe botime të bazuara në Bibël në 473 gjuhë. Ajo ka botuar plotësisht ose pjesërisht, në 72 gjuhë, më tepër se 150 milionë kopje të Biblës Shkrimet e Shenjta​—Përkthimi Bota e Re. Përveç këtij përkthimi, Shoqata ka shtypur në makinat e saj të shtypit ose ka porositur shtypjen e përkthimeve vijuese të Biblës: American Standard Version, The Bible in Living English, The Emphatic Diaglott, Linear Parallel Edition i Holmanit, King James Version (përfshirë edhe botimin e Studentëve të Biblës) dhe The New Testament Newly Translated and Critically Emphasized, botimi i dytë.

Përveçse kanë shtypur Bibla, vetëm në dhjetë vjetët e fundit, Dëshmitarët e Jehovait kanë prodhuar më shumë se 20 miliardë libra, revista, fletushka, CD, DVD dhe materiale të tjera të ngjashme të bazuara në Bibël.d Shumica e këtyre materialeve është shtypur, paketuar dhe dërguar nga shtëpitë Bethel që ndodhen në vende të tilla, si: Afrika e Jugut, Argjentinë, Australi, Brazil, Britani, Filipine, Finlandë, Gjermani, Indi, Itali, Japoni, Kanada, Kolumbi, Kore, Meksikë, Mjanmar, Nigeri, Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara.

1998-2008

PRODHIMI

Libra

458,230,708

Revista

11,292,413,199

Fletushka

7,996,906,376

Broshura

862,050,233

CD/​MP3

34,621,130

DVD

13,500,125

Të tjera

129,083,031

Gjithsej

20,786,804,802

c Në vitin 2008, kishte 7.124.443 Dëshmitarë të Jehovait në 236 vende. Ata ishin të organizuar në 103.267 kongregacione.

d Këto materiale nuk shiten. Vepra e arsimimit biblik e Dëshmitarëve të Jehovait mbështetet nga kontributet vullnetare.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo