BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 15/7 f. 28
  • Bashkëpunimi ndihmon përparimin frymor

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bashkëpunimi ndihmon përparimin frymor
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Adhurimi Familjar
  • Mbledhjet e kongregacionit
  • Ia vlejnë të gjitha përpjekjet
  • Familje, lavdërojeni Perëndinë si pjesë e kongregacionit të tij
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Si bashkëpunojnë anëtarët e familjes për një pjesëmarrje të plotë: Në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Si bashkëpunojnë anëtarët e familjes për një pjesëmarrje të plotë: Në mbledhjet e kongregacionit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Ta adhurojmë Jehovain si familje
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 15/7 f. 28

Bashkëpunimi ndihmon përparimin frymor

FRYMA e bashkëpunimit është shumë e rëndësishme për ata që duan të kenë një familje që do dhe adhuron Jehovain. Kur Jehovai krijoi çiftin e parë, ai theksoi nevojën për bashkëpunim. Eva duhej të punonte me Adamin si një «plotësim» për të. (Zan. 2:18) Martesa duhet të jetë një bashkëpunim midis burrit dhe gruas që mbështetin njëri-tjetrin. (Ekl. 4:9-12) Edhe përmbushja e rolit që Jehovai u dha prindërve dhe fëmijëve, kërkon bashkëpunim.

Adhurimi Familjar

Beri dhe Hajdi kanë pesë fëmijë. Ata kanë kuptuar se kur bashkëpunojnë për të studiuar rregullisht si familje, kjo i ndihmon të përparojnë. Beri shpjegon: «Për studimin si familje, herë pas here fëmijëve u jap caktime të vogla. Mund t’u kërkoj të përgatitin komente të bazuara në artikuj të revistës Zgjohuni! Gjithashtu, praktikojmë edhe atë që do të themi kur të dalim në shërbim, në mënyrë që secili nga fëmijët të ketë përgatitur një prezantim.» Hajdi shton: «Secili prej nesh ka bërë një listë me synime frymore që duam të arrijmë dhe i shohim rregullisht ato gjatë studimit familjar për të kuptuar përparimin që po bëjmë.» Ky çift ka vërejtur gjithashtu se duke programuar disa mbrëmje pa televizor, gjithë familja ka mundësinë të lexojë në qetësi.

Mbledhjet e kongregacionit

Majku dhe Denisa kanë rritur katër fëmijë. Si ka nxjerrë dobi familja nga bashkëpunimi? Majku thotë: «Ndonjëherë, edhe planet e bëra me mjaft kujdes nuk funksiononin, por bashkëpunimi na ndihmonte të shkonim në mbledhje në kohë.» Denisa shpjegon: «Kur fëmijët ishin ende në rritje, secili kishte detyrat e veta. Vajza jonë, Kimi, ndihmonte për gatimin dhe shtrimin e tryezës.» Djali i tyre, Majkëlli, kujton: «Të martën në mbrëmje, mbahej një mbledhje kongregacioni në shtëpinë tonë. Kështu që ne pastronim dhomën, fshinim dyshemenë dhe rregullonim karriget.» Methju, një nga djemtë e tjerë, shton: «Babai sigurohej që ditët e mbledhjeve të vinte herët nga puna që të na ndihmonte të bëheshim gati për në mbledhje.» Cilat kanë qenë rezultatet?

Ia vlejnë të gjitha përpjekjet

Majku tregon: «Në vitin 1987, Denisa dhe unë filluam të shërbenim si pionierë. Në atë kohë, tre nga fëmijët jetonin ende me ne. Dy prej tyre u bënë pionierë, kurse të tjerët kanë punuar në projekte ndërtimi në Bethel. Një gëzim tjetër për familjen tonë ka qenë fakti se kemi pasur mundësinë të ndihmojmë 40 veta deri në pikën e kushtimit dhe të pagëzimit. Gjithashtu, kemi pasur privilegjin të punojmë si familje në projekte ndërtimi, madje edhe në vende të tjera.»

Vërtet, ia vlejnë të gjitha përpjekjet për të bashkëpunuar si familje. A mund të gjeni mënyra të tjera për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin? Mund të jeni të sigurt se fryma e bashkëpunimit do ta ndihmojë familjen tuaj të përparojë edhe më shumë nga ana frymore.

[Figura në faqen 28]

Duke praktikuar prezantimet, do të përmirësoni shërbimin tuaj

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo