BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 15/7 f. 32
  • «Sa të bukura figurat!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Sa të bukura figurat!»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Studimi i librit të kongregacionit zhvillon veprimtari edukative
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • T’i japim zemër njëri-tjetrit në mbledhje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 15/7 f. 32

«Sa të bukura figurat!»

Sa herë ia ke thënë këtë vetes ose të tjerëve teksa hap numrin e ri të kësaj reviste? Figurat e fotografitë e bukura të përgatitura me shumë merak kanë një qëllim të veçantë. Janë mjete ndihmëse mësimore që na ngacmojnë mendimet e ndjenjat. Mund të jenë veçanërisht të dobishme kur i përgatitim për Studimin e Kullës së Rojës dhe kur marrim pjesë në të.

Për shembull, mendo pak pse u zgjodh figura e parë e secilit artikull të studimit. Çfarë tregon ajo? Si lidhet me titullin ose me shkrimin bazë të artikullit? Për çdo figurë tjetër, mendo si lidhet me argumentin që po shqyrtohet dhe me jetën tënde.

Drejtuesi i Kullës së Rojës bën mirë t’i japë mundësi kongregacionit të komentojë për çdo figurë dhe të shpjegojë si lidhet me mësimin e si ndikon te secili. Në disa raste, ka një shënim që e lidh figurën me një paragraf të veçantë. Në raste të tjera, drejtuesi mund të vendosë se në cilin paragraf do të ishte e përshtatshme të diskutohej çdo figurë. Në këtë mënyrë, të gjithë do të nxjerrin plotësisht dobi nga masa e marrë për t’i ndihmuar lexuesit të përfytyrojnë mësimet që gjenden në Fjalën e Perëndisë.

Ja si u shpreh një vëlla: «Pasi lexoj një artikull të shkruar aq bukur, figurat janë si qershia mbi tortë.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo