Përgatituni, duke synuar nga devotshmëria hyjnore
1 Shkolla e Shërbimit Teokratik na përgatit në mënyrë progresive që «ta flasim e presim, pra, drejt fjalën e së vërtetës.» (2. Timoteut 2:15, DSF) A je regjistruar në të? Nëse jo dhe je në gjendje, përse të mos përfitosh nga kjo përkujdesje e shkëlqyeshme, duke u regjistruar tani?
2 Një aspekt i rëndësishëm i shkollës është programi javor i leximit biblik. Programi i studimit tënd personal duhet të përfshijë leximin e kapitujve të caktuar nga Bibla, në mënyrë që me kohë të lexosh gjithë Biblën.
3 Duke filluar me programin e shkollës të 1993, leximi biblik i Fjalimit nr. 2 do të lexohet i gjithi pa bërë asnjë ndërprerje në pikat ndërmjetëse. Kjo nënkupton se studenti që do të mbajë këtë fjalim do të përfshijë informata sqaruese vetëm në fillim dhe në mbyllje. Vëllai, të cilit i janë caktuar pikat e vlefshme të Biblës, nuk duhet të zgjatet mbi vargjet që do të lexohen në Fjalimin nr. 2; në këtë mënyrë folësi do të ketë më tepër mundësi për të trajtuar thellësisht informatat e leximit biblik.
4 Mbikëqyrësi i shkollës do të bëjë një shënim mbi «Këshilla mbi Fjalimet» nr. 2, 3 dhe 4. Ai nuk është i detyruar të ndjekë rradhën e fletushkës, por mund të japë këshilla specifike mbi pikat që studenti duhet të përmirësojë. Nuk është e nevojshme të shënohet në fletushkën e këshillave të folësit që mban Fjalimin nr. 1 edhe pse privatisht mund të jepen këshilla kur është e nevojshme.
5 Të gjthë ata që janë në gjendje duhet të përfitojnë plotësisht nga përkujdesjet frymore të Jehovait, përfshi edhe përgatitjen e siguruar nga Shkolla e Shërbimit Teokratik. Kjo përgatitje mund t’ju ndihmojë që të kryeni një shërbim sa më produktiv.—1. Timoteut 4:7.