Lajme teokratike
Australia: Në gusht u arrit një maksimum i ri me 57.272 lajmëtarë. Kështu, viti i shërbimit përfundoi me 1.541 lajmëtarë më shumë në krahasim me maksimumin e mëparshëm. Janë mbajtur 31.712 studime biblike, një shifër që nuk është arritur kurrë më parë.
Gana: Në gusht kishte një shtesë prej 18 përqind në lidhje me mesataren e lajmëtarëve të vitit të kaluar, me 37.676 që kanë bërë raport shërbimi.
Porto Riko: Në gusht kanë bërë raport 25.315 lajmëtarë, një maksimum i ri.
Qipro: Në gusht u arrit maksimumi i tetë në numrin e lajmëtarëve në vitin e shërbimit, me 1.433 që kanë bërë raport, një rritje prej 9 përqind mbi mesataren e vitit të kaluar.
Republika Dominikane: Me 15.418 lajmëtarë në gusht pati një rritje prej 20 përqind në lidhje me vitin e kaluar të shërbimit. Më shumë se 20 përqind e lajmëtarëve kryejnë shërbim të plotë kohor.
Togoja: Në gusht u arrit një shtesë prej 28 përqind në krahasim me mesataren e lajmëtarëve të vitit të kaluar. Viti i shërbimit u mbyll me 7.100 lajmëtarë aktivë. Gjatë vitit ka pasur 728 të pagëzuar.