Ji i rregullt në shërbimin e fushës
1 A po merr masa të sakta për të marrë pjesë rregullisht në shërbimin e fushës? A je i kujdesshëm për të dorëzuar menjëherë raportin e shërbimit në Sallën e Mbretërisë? Kjo është diçka që të gjithë duhet të përpiqemi ta bëjmë, duke mos lënë kurrë që muaji të kalojë pa bërë në ndonjë mënyrë deklaratë publike të besimit tonë.—Rom. 10:9, 10.
2 Jo vetëm që duhet të jesh i rregullt për vete, por duhet të jesh i gatshëm të ndihmosh edhe të tjerët që të marrin pjesë rregullisht në shërbimin në fushë. (Filip. 2:4) Si mund ta bësh? Mund të ftosh të dalin në shërbim me ty disa lajmëtarë të papagëzuar që kanë filluar shërbimin para pak kohësh. Një program i drejtëpeshuar shërbimi do t’i ndihmojë që ta mbajnë të fortë të vërtetën në zemrën e tyre.
3 Ji i rregullt në shërbimin e fushës. Dorëzo me përpikmëri raportin tënd të shërbimit të fushës çdo muaj. Ndihmo të tjerët të dalin rregullisht në shërbim. «Ki dashuri për tërë shoqërinë e vëllezërve.»—1. Pjet. 2:17.