Kutia e pyetjes
◼ Çfarë veshje është e përshtatshme për kandidatët për pagëzim?
Megjithëse mënyra e të veshurit ndryshon nga një vend në tjetrin, këshilla biblike për t’u veshur «me modesti dhe mendje të shëndoshë» vlen për të gjithë të krishterët, pavarësisht se ku jetojnë. (1. Tim. 2:9) Ky parim duhet të zbatohet edhe kur vlerësojmë se çfarë kostumi do të veshim për pagëzim.
Kulla e Rojës së 1 tetorit 1985, (anglisht) në faqen 20, u jepte këtë këshillë kandidatëve për pagëzim: «Patjetër do të duhej të manifestohej thjeshtësia në tipin e kostumit të banjos që do të përdoret. Kjo është e rëndësishme sot, duke parë se projektuesit e modës duket se duan t’i japin vlerë tërheqjes seksuale dhe të arrijnë pothuajse lakuriqësinë e plotë. Një faktor tjetër për t’u marrë në konsideratë është fakti se disa kostume duken modeste sa janë të thata, por nuk janë më ashtu kur lagen. Asnjë prej atyre që do të pagëzohet nuk do të dojë të jetë shkak për të shmangur ose penguar të tjerët në një rast të tillë si pagëzimi.—Filipianëve 1:10.»
Në harmoni me këto këshilla, ata që pagëzohen duhet të veshin një kostum të thjeshtë, duke mbajtur parasysh rëndësinë e rastit. Prandaj, një kostum banjoje i vogël ose që kur laget ngjitet pas trupit në mënyrë jomodeste nuk i përshtatet një të krishteri dhe duhet të shmanget. Ngjashëm, nuk do të ishte e përshtatshme të kishin një aspekt të çrregullt dhe të lëshuar. Gjithashtu nuk do të ishte korrekte të vishen bluze me shkrime botërore apo reklama sllogane.
Një rast i mirë për të trajtuar rëndësinë e një veshjeje të përshtatshme është kur pleqtë e ngarkuar konsiderojnë me kandidatin pyetjet e pagëzimit. Në këtë mënyrë do të mbahet dinjiteti i rastit dhe ne do të vazhdojmë të dallohemi nga bota.—Krahaso Gjoni 15:19.