Lajme teokratike
Shqipëri: Gjatë muajit maj të këtij viti, kanë raportuar për 420 studime biblike, kur në maj të vitit 1992 drejtoheshin vetëm 7 studime biblike. Kjo tregon një rritje prej 5.900% vetëm në një vit! Le të vazhdojmë të ecim përpara, duke ndihmuar edhe më shumë njerëz për të studiuar Biblën!
Republika e Afrikës Qendrore: Më 20 janar 1993 qeveria ka nxjerrë një dekret që autorizon të gjithë Dëshmitarët e Jehovait të rifillojnë të gjitha veprimtaritë. Vëllezërit vendas janë të lumtur që tani mund të përdorin Sallat e tyre të Mbretërisë dhe që kanë mundur të mbajnë lirisht kongresin krahinor «Mbajtësit e dritës». Në të katër kongreset krahinore kanë marrë pjesë 4.739 njerëz dhe 121 janë pagëzuar.