BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/94 f. 2
  • Mbledhjet e shërbimit për prillin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e shërbimit për prillin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Nëntema
  • Java që fillon më 4 prill
  • Java që fillon më 11 prill
  • Java që fillon më 18 prill
  • Java që fillon më 25 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 4/94 f. 2

Mbledhjet e shërbimit për prillin

Java që fillon më 4 prill

Kënga 5

5 min.: Njoftime lokale. Shkurtimisht, vër në dukje pika specifike nga revistat në vazhdim që do t’u aplikohen njerëzve të territorit lokal.

15 min.: «Të ndihmojmë të tjerët për të çmuar vlerën e botimeve tona.» Trajtoje artikullin me auditorin. Siguro demonstrime të shkurtra duke ndjekur sugjerimet e paragrafëve 3 dhe 4. Njofto lajmëtarët për botimet me 192 faqe që ka në gjendje kongregacioni. Nëse kongregacioni nuk ka libra të vjetër, demonstro përdorimin e librit Ti mund të jetosh, duke ndjekur trajtimin e paragrafit 5.

25 min.: «Si t’ia bëj për të kapërcyer një dashuriçkë?» Shpjego çka është një dashuriçkë dhe si mund të fillojë ajo. (5 min.) Pastaj përgatit një demonstrim. Një motër e re flet me një motër më të madhe për këtë problem. Me dashuri, motra më e pjekur tregohet mirënjohëse ndaj motrës adoleshente për besimin që tregoi ajo ndaj saj. Me dashuri ajo i tregon rreziqet mbi këtë dhe i jep këshilla se si duhet ta kapërcejë. Të përdoren informacionet e shtojcës faqe 3, pr. 1–20. (10 min.) Një tjetër demonstrim. Një nënë flet me vajzën e saj sepse ka vërejtur që po sillet ndryshe. Vajza ngurron të shprehet. Nëna me dashuri tregon nevojën e komunikimit. Vajza zbulon se «e ka zënë qymyri» me një vëlla më të madh. Nëna arsyeton me vajzën se përse kjo mund të jetë e rrezikshme. (7 min.) Përfundo duke përmbledhur materialin dhe inkurajoji të gjithë të vazhdojnë të vënë në praktikë këshillat e Shoqatës mbi këtë. (3 min.)

Kënga 4 dhe lutja përmbyllëse

Java që fillon më 11 prill

Kënga 6

5 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të përshtatshme nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: «A je i përgatitur për të ballafaquar një situatë mjekësore që vë në provë besimin tënd? Fjalim tronditës nga një plak i aftë për të ndihmuar vëllezërit që të çmojnë vlerën mbrojtëse të kartës Deklaratë/Shfajësim Mjekësor i Mëparshëm, duke përdorur pika nga paragrafët 1-3 të shtojcës së fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë së nëntorit 1990 (angl.). Në disa nga kongreset krahinore «Mësimi Hyjnor», më shumë se 50 për qind e kartave të përdorura për të siguruar një deklaratë të re ishin të pafirmosura, pa dëshmitarë apo të vjetra. Kemi karta të reja për t’ua shpërndarë vetëm lajmëtarëve të pagëzuar, prandaj konsidero letrën e drejtuar për plotësimin e kartës, të 15 tetorit 1991. Lajmëro vëllezërit që të MOS i plotësojnë kartat sonte por t’i marrin ato në shtëpi, të konsiderojnë nevojën e tyre në lutje, e pastaj ta plotësojnë atë. Por, në atë rast të MOS E FIRMOSIN kartën. Ta sjellin të plotësuar në mbledhjen tjetër të studimit të librit të kongregacionit, ku pleqtë do të ndihmojnë për të parë nëse kartat janë të firmosura, të dëshmuara dhe me datë. Drejtuesi i studimit të librit të kongregacionit do të mbajë një listë të re për të qenë i sigurt se të gjithë në grupin e tij janë llogaritur. (Prindërit e pagëzuar mund të ndihmohen për të plotësuar kartën e identitetit të fëmijëve të tyre.) Kushdo që mungon në këtë studim libri, mund të ndihmohet akoma nga drejtuesit/pleqtë në mbledhjen tjetër të shërbimit, derisa të gjithë lajmëtarët e pagëzuar të kenë kartat e tyre personale të plotësuara dhe të firmosura si duhet. Pleqtë duhet të kenë një listë të atyre që kanë mbetur dhe duhet të përpiqen për t’i plotësuar të gjitha kartat sa më shpejt që të jetë e mundur.

25 min.: «A jam gati për martesë?» Fjalim inkurajues i bazuar në materialin e trajtuar në faqen 5 pr. 1-18. Trego se martesa në traditat e Shqipërisë ka qenë diçka shumë serioze, po ashtu edhe në organizatë. Shpjego se sa e rëndësishme është të sigurohet që të dyja palët janë gati. Në mënyrë të drejtpeshuar, trego se si mund të përgatitemi për martesë nëse akoma nuk jemi gati, por që na intereson.

Kënga 20 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 18 prill

Kënga 26

10 min.: Njoftime lokale dhe raporti i llogarisë. Bëj të njohur kontributet e bëra. Shpreh mirënjohjen për mbështetjen financiare të lajmëtarëve për veprimtaritë e Shoqatës si dhe ato të kongregacionit. Kujto të gjithë ata që nuk e kanë plotësuar akoma kartën e tyre Deklaratë/Shfajësim Mjekësor i Mëparshëm për ta bërë po këtë mbrëmje, duke iu drejtuar drejtuesit të studimit të librit të kongregacionit apo njërit prej pleqve.

15 min.: Veprimtaria e shërbimit në fushë e kongregacionit. Mbikëqyrësi i shërbimit dhe një plak tjetër rishikojnë veprimtarinë e kongregacionit për gjashtë muajt e kaluar. Tashmë ka kaluar më shumë se gjysmë viti (shtator-mars). Si po shkon kongregacioni? Lavdëro sinqerisht kongregacionin për ato fusha në të cilat po shkon mirë. Gjithashtu përmend fushat në të cilat kongregacioni mund të përmirësohet dhe ofro sugjerime praktike. Përfshij një apo dy përvoja inkurajuese të shërbimit në fushë nga gjashtë muajt e parë të shërbimit. Përfundo pozitivisht me vërejtje ndërtuese. Gëzimi i Jezuit vinte nga kryerja e shërbimit të tij. Ne gjithashtu, do të gjejmë gëzim të madh duke u mbajtur të zënë në veprën që na ka dhënë Jehovai.—Gjoni 4:34; 1. Kor. 15:58.

20 min.: «Të kthehemi për të ndërtuar çmueshmërinë.» Të trajtohet me auditorin. Nëse lajmëtarët po përdorin botimet e vjetra, demonstro se si mund t’i bëhet rivizitë një personi i cili ka pranuar një nga këto libra. Përndryshe, demonstro se si të rivizitojmë dikë që ka pranuar librin Ti mund të jetosh, duke përdorur sugjerimet e paragrafit 5.

Kënga 11 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 25 prill

Kënga 3

5 min.: Njoftime lokale. Inkurajoji të gjithë të marrin pjesë në shërbimin në fushë këtë fundjavë, duke filluar më herët. Mund të ofrosh sugjerime për të ndihmuar prezantimin e revistave në vazhdim.

10 min.: Të prezantojmë librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë nga shtëpia në shtëpi. Fjalim i shkurtër dhe entuziast, që nxjerr në pah vlerën e librit për të ndihmuar njerëzit që të njohin dhe të adhurojnë Jehovain. Demonstro se si lajmëtari mund të përdorë sugjerimet që janë në këtë numër të fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë në shërbimin në fushë.

20 min.: «Pjesëmarrja në mbledhje—një përgjegjësi serioze.» Të trajtohet me pyetje dhe përgjigje. Në lidhje me paragrafin 2, intervisto disa lajmëtarë që kanë kapërcyer pengesa me qëllim që të marrin pjesë rregullisht në mbledhje.

10 min.: Nevoja lokale.

Kënga 28 dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo