BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/94 f. 1
  • Fjala e Perëndisë është e fuqishme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fjala e Perëndisë është e fuqishme
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Dobitë e leximit të përditshëm të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Bibla: Një libër që duhet lexuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Si të nxjerrësh më shumë dobi nga Bibla?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Leximi i Biblës dobiprurës dhe i kënaqshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 11/94 f. 1

Fjala e Perëndisë është e fuqishme

1 Bibla ka ndikuar shumë në jetën e miliona njerëzve. Ajo që thotë të nxit shumë më tepër sesa çdo gjë tjetër që mund të prodhojë njeriu. (Hebr. 4:12) Vëre se çfarë ka bërë ajo tek ne. Me të vërtetë, vlera e saj është e pakrahasueshme.

2 Dëshmitarët e Jehovait janë studentët dhe avokatët më të shquar të Biblës. Ne duhet ta konsiderojmë leximin e Biblës si një pjesë jetësore të programit tonë të rregullt teokratik, duke i dhënë përparësi mbi shikimin e televizorit dhe mbi çdo gjë tjetër me qëllim dëfrimi.

3 Bëje një shprehi të rregullt: Populli i Jehovait e vlerëson ndikimin shumë të fuqishëm që mund të ushtrojë leximi i Biblës. Për shumë vite, një tabelë me shkronja të mëdha në një nga ndërtesat e Shoqatës në Bruklin ka nxitur kalimtarët, «Lexoni çdo ditë Fjalën e Perëndisë Biblën e shenjtë.» Pjesëtarëve të rinj të familjes Bethel u është kërkuar që të lexojnë të gjithë Biblën gjatë vitit të parë të shërbimit të tyre në Bethel.

4 Pavarësisht se sa i zënë është programi yt, a po vazhdon me leximin e përjavshëm të Biblës të sugjeruar në Programin e Shkollës së Shërbimit Teokratik? Nëse e ke pasur të vështirë për ta bërë këtë, përse të mos punosh për t’u përmirësuar gjatë nëntorit? Leximi i Biblës gjatë gjithë këtij muaji është Zanafilla 1-12, që kërkon të lexohen gati 3 faqe në javë. Disa kanë zgjedhur që të lexojnë pak çdo ditë, ndoshta herët në mëngjes ose para se të bien në shtrat. Sido që të jetë mënyra për ta bërë këtë, e rëndësishme është se do të korrim dobi të mëdha duke lexuar rregullisht Fjalën e Perëndisë.

5 Të ofrojmë botime që të drejtojnë nga Bibla, gjatë nëntorit: Shumë njerëz kanë akoma respekt për Biblën dhe janë të gatshëm të dëgjojnë kur ua lexojmë atë. Gjatë nëntorit mund të ofrojmë broshurat A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? dhe Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? Kjo paraqet një rast të shkëlqyer për t’u treguar personave me zemër të sinqertë vlerën e Fjalës së Perëndisë. Ji entuziast kur të bësh këtë.

6 Përgatit disa komente të menduara mirë që nxjerrin në pah artikullin «Bibla—A është e frymëzuar nga Perëndia?» të broshurës A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? Kjo do të nxitë interesin e njerëzve për ta pranuar atë. Thekso vlerën praktike të Biblës. Mund të tregosh kutinë në faqen 7 që nxjerr në pah aftësinë e saj për të parashikuar të ardhmen. Duke përdorur broshurën Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? mund të nxitësh interesin e personave mbi vërtetësinë e Fjalës së Perëndisë nga pikëpamja historike dhe shkencore. Gjithashtu, kjo broshurë tregon harmoninë që e karakterizon Biblën si dhe sinqeritetin e shkrimtarëve të saj. Për këtë qëllim mund të përdorësh pjesën III të broshurës.

7 Shumica e njerëzve e kanë Biblën e tyre personale. Është përgjegjësia jonë që t’i ndihmojmë për ta përdorur sa më mirë, duke kërkuar bashkë me ta shkrimet e cituara në botimet që ofrojmë, si dhe duke u treguar se cilat janë pjesët e ndryshme që e përbëjnë Biblën.

8 Po, Bibla është Fjala e Perëndisë. Nëse ne e lexojmë, besojmë në të dhe zbatojmë këshillat e saj në jetën tonë, do të korrim dobi të mëdha. Ajo u shkrua për të na dhënë udhëzime dhe shpresë. (Rom. 15:4) Është jetësore që ta konsultojmë çdo ditë dhe të jemi të gatshëm që ta përdorim atë për të mësuar të tjerët.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo