BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/94 f. 8
  • Nxiti ata që të bëhen ndjekësit e tij

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nxiti ata që të bëhen ndjekësit e tij
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Të ftojmë të tjerët për të ndjekur njeriun më të madh
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Njohuria prej Perëndisë u përgjigjet shumë pyetjeve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Prezantime që sugjerohen për në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • «Kjo do të thotë jetë e përhershme»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 12/94 f. 8

Nxiti ata që të bëhen ndjekësit e tij

1 Në 1. Korintasve 3:6, Pavli shkroi: «Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten.» (Dio) Pavli e përdori këtë arsyetim për të ndihmuar vëllezërit e tij që të shikonin nevojën për të vepruar të bashkuar nën kryesinë e Krishtit. Në këtë mënyrë, ai i ka ndihmuar gjithashtu ata që të vlerësojnë rolin jetësor që luajnë në veprën e mbjelljes dhe të ujitjes.

2 Kjo vepër jetëshpëtuese është tamam në përfundim të saj. Si të krishterë të dedikuar, kemi pjesë në përgjegjësinë serioze për të ndihmuar të tjerët që të bëhen ithtarë të Jezuit. (Vep. 13:48) Si do ta ndjekësh interesin që ke mundur të nxitësh duke përdorur librin Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë?

3 Nëse kthehesh për të vizituar një person që ka pranuar librin, mund të thuash:

◼ «Herën e fundit që folëm, biseduam se si ishte Jezu Krishti kur gjendej në formën e njeriut. Të pata lënë librin Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë. Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje mbi mësimin e Jezuit dhe personalitetin e tij?» Lëre të përgjigjet. Shko në kapitullin 113 dhe trajto shembullin madhështor të përulësisë së Jezuit. Lexo Filipianëve 2:8 për të treguar se si e vlerësoi apostulli Pavël qëndrimin e përulur të Jezuit. Pastaj mund t’i shpjegosh se si mund të mësojë më shumë përmes një studimi të rregullt të Biblës.

4 Mund të preferosh këtë hyrje:

◼ «Ne kemi folur mbi gjërat që bëri Jezui ndërsa ishte në tokë, të cilat tregojnë se ai kujdeset me të vërtetë për ne. Çfarë mendon se do të bëjë ai më në fund për të lehtësuar ata që kanë vuajtur aq shumë?» Lëre të përgjigjet. Shko në kapitullin 133 dhe rishiko komentet e bëra në paragrafin e pestë, trego figurën në fund të faqes dhe shpjego se si do të jetë kur vullneti i Perëndisë të bëhet në tokë ashtu si në qiell. Thekso dobitë që marrim po të mësojmë më shumë.

5 Nëse nuk ka mjaft interes sa për të ofruar librin në fillim, ndoshta mund ta fillosh bisedën në këtë mënyrë:

◼ «Mendoj se je dakort me mua që shumë njerëz sot e modelojnë jetën sipas dikujt që ata shohin se është modeli i tyre. Jezu Krishti është modeli më i mirë për cilindo. Dëshiroj të ndaj me ty një mësim shumë të rëndësishëm që e kam marrë duke studiuar shembullin e lënë nga Jezui. [Kalo në kapitullin 40 të librit Njeriu më i madh dhe tërhiq vëmendjen në mësimin e shkëlqyer të Jezuit mbi mëshirën.] Kjo më kujton me forcë se sa shumë nevojë kam për të treguar këtë cilësi në lidhje me të tjerët.» Lexo Mateun 5:7. Nëse tani shikon se interesi është më i madh, ofroi librin ose broshurën A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

6 Ose ndoshta dëshiron të përpiqesh për të bërë këtë prezantim të drejtpërdrejtë:

◼ «Herën e fundit që isha këtu diskutuam mbi rëndësinë e fitimit të njohurisë mbi Jezuin. Gjoni 17:3 thotë se marrja e një njohurie të tillë ‘do të thotë jeta e përhershme’. Si mund ta bëjmë këtë?» Lëre të përgjigjet. Vazhdo duke shpjeguar rregullin tonë të studimit të Biblës dhe se si mund të nxjerrim dobi nga ai.

7 Pavli thotë se një punëtor në fushë «do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit të tij». (1. Kor. 3:8, Dio) Nëse personalisht përpiqemi me gjithë fuqinë për të ndihmuar të tjerët që të bëhen ndjekës të Jezuit, shpërblimi ynë do të jetë me siguri i madh.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo