Të ftojmë të tjerët për të ndjekur njeriun më të madh
1 Siç është shkruar në Mateun 5:14, Jezui u tha dishepujve të tij: «Ju jeni drita e botës.» Ithtarët e Jezuit u flisnin njerëzve kudo mbi Mbretërinë e Perëndisë dhe masën e dashur të marrë prej Tij për shpëtim përmes Jezuit. Me këtë autorizim në mendje, gjatë muajit dhjetor mezi presim që të ofrojmë librin Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë. Këtu janë disa sugjerime që mund të përdorësh.
2 Pasi të prezantohesh, ti mund të thuash sa vijon me fjalët e tua:
◼ «Shumë njerëz janë të interesuar të dinë, se si ishte Jezui kur jetoi si një njeri në tokë. Si mendon ti, në ç’mënyrë ai ishte i ndryshëm nga të tjerët? [Lëre të përgjigjet.] Ky libër tërheqës, Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë, tregon momentet e rëndësishme të jetës dhe të shërbimit të tij, si dhe zbulon se ç’lloj njeriu ishte ai. Pas leximit të librit, disa ndihen si në mes të atyre që kanë pasur mundësi të shoqëroheshin personalisht me të, marrin pjesë në vuajtjet e tij dhe e shohin shërbimin e tij si në plan të parë.» Trego ilustrimin e parë të librit i cili paraqet titullin. Pastaj kalo tek hyrja dhe lexo paragrafin e dytë të nëntitullit «Dobia nga të mësuarit mbi të». Nëse merr një përgjigje të mirë, ofroi librin.
3 Mund të thuash diçka të ngjashme me këtë:
◼ «Gjatë kësaj periudhe njerëzit mendojnë mbi Jezuin. Megjithatë, meqë në të gjithë botën ndodhin kaq shumë gjëra të këqija, disa mund të pyesin veten se nëse Jezui kujdeset me të vërtetë për ne. Çfarë mendon ti mbi këtë?» Lëre të përgjigjet. Shko në kapitullin 24 të librit Njeriu më i madh dhe diskuto shkurtimisht se përse Jezui erdhi në tokë. Lexo pastaj Gjonin 15:13, duke theksuar dashurinë e përzemërt të Jezuit për të tjerët. Mos harro të kesh në dispozicion revistat e fundit, një broshurë ose një fletushkë të përshtatshme nëse nuk e pranon librin.
4 Ja dhe një sugjerim tjetër:
◼ «Shumë të rinj hapin sytë për ndonjë model që ta imitojnë, por është e vështirë për të gjetur të mirët. Jezu Krishti la një shembull të përsosur për cilindo. [Lexo 1. Pjetrit 2:21.] E tërë jeta e tij ishte e përqendruar në adhurimin e Atit të tij qiellor. Çfarë mendon, si do të ishte nëse shumë njerëz do të përpiqeshin ta imitonin atë?» Lëre të përgjigjet. Referoju paragrafit të tretë në faqen e parafundit të librit, i cili përshkruan cilësitë e tij të veçanta. Shpjego se si libri Njeriu më i madh mund të na ndihmojë të gjithëve për t’u bërë të krishterë më të mirë.
5 Mund të kesh dëshirë për të përdorur diçka të ngjashme me këtë:
◼ «Kur dikush përmend Jezu Krishtin, shumë njerëz e mendojnë atë ose si një fëmijë ose si një burrë që vuan për vdekje. Koncepti i tyre mbi Jezuin përfshin vetëm lindjen dhe vdekjen e tij. Gjërat e mrekullueshme që ai tha dhe bëri gjatë jetës së tij shpesh kalojnë pa u përmendur. Ajo që bëri, ndikon tek çdo person që jeton në tokë. Dhe për këtë arsye është me rëndësi jetësore që të mësojmë sa më shumë që të jetë e mundur mbi gjërat e mrekullueshme që ai bëri për ne.» Lexo Gjonin 17:3. Shko në faqen e parë të hyrjes së librit Njeriu më i madh dhe lexo paragrafin e katërt. Shpjego se si libri mund të mbahet dhe përdoret për studim personal.
6 Sigurohu se ke shënuar interesin dhe literaturën e lënë kështu që mund të vazhdosh duke bërë rivizita. Ndërsa mbetet akoma kohë, le të kërkojmë me zell personat me zemër të sinqertë dhe t’i ndihmojmë ata që të bëhen ithtarë të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.—Mat. 16:24.