BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/94 f. 2
  • Mbledhjet e shërbimit për dhjetorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e shërbimit për dhjetorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Nëntema
  • Java që fillon më 5 dhjetor
  • Java që fillon më 12 dhjetor
  • Java që fillon më 19 dhjetor
  • Java që fillon më 26 dhjetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 12/94 f. 2

Mbledhjet e shërbimit për dhjetorin

Java që fillon më 5 dhjetor

Kënga 1

12 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përcakto një ose dy artikuj tërheqës që mund të prezantohen kur ofrojmë revistat e fundit. Duke përdorur një nga artikujt, një lajmëtar i aftë demonstron një prezantim.

15 min.: «Një model që duhet të ndjekim me vëmendje.» Me pyetje dhe përgjigje.

18 min.: «Të ftojmë të tjerët për të ndjekur njeriun më të madh.» Bisedë me auditorin. Përgatit dy demonstrime të shkurtra. Thekso nevojën për të mbajtur regjistrime të sakta gjatë veprës nga shtëpia në shtëpi; rishiko shkurtimisht se çfarë informacioni duhet të regjistrohet.

Kënga 11 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 12 dhjetor

Kënga 23

13 min.: Njoftime lokale dhe lajme teokratike. Raporti i llogarisë dhe njohja me kontributet e bëra. Ofro disa sugjerime se si t’u përgjigjemi përshëndetjeve në ditët e festave botërore.

14 min.: «Kushtoji vëmendje të vazhdueshme mësimit tënd.» Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Rishiko udhëzimet që përfshin «Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për 1995», duke kujtuar çdo nevojë të veçantë të kongregacionit.

18 min.: «Të tregojmë çmueshmëri për shtëpinë e Perëndisë.» Me pyetje dhe përgjigje. Bëj komente të mëtejshme mbi nevojshmërinë për të qenë të përpiktë në mbledhje.

Kënga 20 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 19 dhjetor

Kënga 21

5 min.: Njoftime lokale. Rishiko përgatitjet lokale për shërbimin në fushë gjatë periudhës së festave. Sugjero mënyra për prezantimin e revistave të fundit në territorin lokal.

10 min.: Përse nuk i festojmë ditëlindjet? Bisedë midis një plaku kongregacioni dhe një djaloshi shembullor i cili nuk mund të shpresojë në ndihmën e të atit. Djaloshi i afrohet plakut duke kërkuar ndihmën e tij sepse shokët duan me çdo kusht që të shkojë në një festë ditëlindjeje. E kupton që është e gabuar, por dëshiron t’ia shpjegojë mirë të tjerëve. Me dashamirësi dhe me një të folur të thjeshtë plaku trajton me djaloshin informacionet e botuara në Kullën e Rojës të 15 tetorit 1994, faqe 25.

30 min.: «Si mund të kemi sukses në shoqërimin për një martesë të mundshme?» Një vëlla me përvojë trajton me auditorin informacionin e shtojcës. Të tregohet vlera e saj praktike.

Kënga 29 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 26 dhjetor

Kënga 16

5 min.: Njoftime lokale.

15 min.: «Nxiti ata që të bëhen ndjekësit e tij.» Bisedë me auditorin. Përgatit dy demonstrime të shkurtra. Porosit që të gjithë të marrin kohë çdo javë gjatë shërbimit në fushë për të bërë rivizita.

15 min.: Nevoja lokale ose një fjalim mbi artikullin «Prindër, fëmijët tuaj kanë nevojë për kujdes të veçantë», të marrë nga Kulla e Rojës e 15 gushtit 1994, faqe 10.

10 min.: Të përgatitemi për ofertën e janarit. Mund të përdoret çdo broshurë me 32 faqe. Për ofrimin e këtyre broshurave, përgatit disa prezantime që mund të përdoren kur i ofrojmë këto botime në dyert e personave. Idetë për prezantimet mund të gjenden në numrat e kaluar të fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë. Përgatit një lajmëtar të aftë për t’i demonstruar.

Kënga 18 dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo