Të tregojmë kujdes duke bërë rivizita
1 Duke kërkuar nga dera në derë personat e interesuar, demonstrojmë dëshirën tonë për t’u dhënë të tjerëve rastin që të dëgjojnë mesazhin e Mbretërisë. Prandaj, sigurohu të ndjekësh literaturën e lënë gjatë muajit janar, duke treguar në një mënyrë të mirë kujdes për të tjerët.
2 Nëse ke lënë librin «Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë», mund të përpiqesh për të rifilluar bisedën në këtë mënyrë:
◼ «Rradhën që kaloi folëm mbi Mbretërinë e Perëndisë dhe se çfarë po bën ajo tani. Kjo Mbretëri, do ta bëjë së shpejti tokën një parajsë. Meqë ne nuk kemi parë kurrë një parajsë, mund të jetë e vështirë që ta përfytyrojmë atë. Ja se si mund të jetë ajo. [Referoju ilustrimit të kapitullit 133.] Bibla premton një parajsë të tillë.» Lexo Psalmin 72:7. Nëse ka interes, lexo paragrafin e fundit të kapitullit, duke theksuar se çfarë mund të bëjmë ne nëse duam që të jetojmë në parajsën e ardhshme.
3 Këtu është një sugjerim për t’u përdorur nëse ke lënë broshurën «Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh?»:
◼ «Ne të gjithë duam të jemi të lumtur. Shumë veta ndiejnë se lumturia e vërtetë është e pamundur në këtë botë. Si ndiheni ju mbi këtë? [Lëre të përgjigjet.] Thuhej se lumturia është një gjendje mendore. Nëse mendjet tona janë të mbushura me dashuri për të tjerët, me respekt për Perëndinë dhe me një shpresë të sigurt për të ardhmen, krahas problemeve tona ne mund të provojmë një lumturi të vërtetë.» Lexo Psalmin 119:1, 2. Shpjego se një mësim i Biblës na mëson se si të duam të tjerët, si të tregojmë respekt për Perëndinë dhe si të gjejmë një shpresë ngushëlluese për të ardhmen.
4 Nëse ke lënë broshurën «A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?» mund të bësh një prezantim të shkurtër si ky:
◼ «Udhëheqësit botërorë sot kanë qenë të paaftë për të sjellë paqe dhe siguri. Perëndia Jehova është i vetmi që mund ta bëjë këtë. Bibla tregon se çfarë duhet të bëjmë ne. [Trajto pika nga paragrafët 2 deri 4, në faqen 3 dhe pastaj lexo Isaian 11:9.] Do të më pëlqente të të tregoja se si mund t’ju ndihmojë ky libër.»
5 Nëse ke lënë broshurën «A ekziston Perëndia i cili kujdeset për ne?» mund të përdorësh këtë sugjerim:
◼ Herën e kaluar ju lashë një kopje të kësaj broshure, e cila ngrinte një pyetje jetësore: ‘A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?’ Pas rishikimit të kësaj broshure, çfarë përfundimi ke nxjerrë? [Lëre të përgjigjet.] Me siguri jeni inkurajuar duke lexuar shkrimet që premtojnë një botë të re parajsore, ku ne mund të jetojmë në paqe. [Trego ilustrimet në faqet 2 e 3 dhe nënvizo disa nga pamjet tërheqëse të botës së re.] Unë jam i sigurt se ju dhe personat e tu të dashur dëshirojnë për të jetuar në një botë të tillë. Vëre se çfarë thotë paragrafi 16 në faqen 31 mbi këtë.» Lexo paragrafin dhe thekso se të kërkosh Jehovain nënkupton të mësosh më shumë mbi të dhe mbi qëllimet e tij duke studiuar Fjalën e tij, Biblën.
6 Jehovai ka vendosur një shembull të përsosur si Bari i dashur i cili kujdeset për delet e tij. (Ezek. 34:11-14) Përpjekjet tona të sinqerta për të imituar kujdesin e tij të dashur e kënaqin atë, demonstrojnë dashurinë tonë dhe sjellin bekime për të tjerët.