Të përdorim mirë botimet që kemi në dispozicion
1 Jehovai na ka furnizuar me ushqim të bollshëm e të pasur frymor. Shumë nga ky material ka qenë në formë librash dhe broshurash që janë botuar në kohët e fundit. Gjatë janarit do të ofrojmë botimet që kemi në dispozicion në depo. A keni në shtëpi disa prej këtyre që janë në gjendje të mirë? Apo ndoshta kongregacioni ka disa në depo? Nëse po, është mirë që të rishikosh përmbajtjen e tyre dhe të zgjedhësh disa pika bisedimi që të mund t’i përdorësh në prezantimin tënd.
2 Nëse ti po përdor librin «Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë», mund të fillosh duke thënë:
◼ «Të krishterët janë lutur për ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë për gati 2.000 vjet. Çfarë mendoni ju se do të bëjë Mbretëria për njerëzimin? [Lëre të përgjigjet. Kalo në kapitullin 111, në nëntitullin «Kur Krishti do të arrijë në fuqinë e Mbretërisë», duke treguar se si Jezui e drejton veprën e ndarjes në dele dhe dhi.] Ky libër flet mbi gjërat që do të bëjë Mbretëria e Perëndisë dhe shpjegon se në ç’mënyrë ti dhe personat e tu të dashur mund të përfitoni. Nëse ju pëlqen ta lexoni, jam i lumtur t’ju lë një kopje.»
3 Nëse ti po paraqet broshurën «Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh?», mund të veprosh kështu:
◼ «Shumë njerëz e kanë të vështirë të gjejnë lumturi në këtë botë pasi ka shumë probleme. Si mendoni ju, a është e mundur të jemi të lumtur në kushtet e tanishme? [Lëre të përgjigjet. Kalo në faqet 24, 25 dhe përcakto disa nga problemet e zakonshme të paraqitura në figurë.] Bibla tregon se ne mund të ballafaqohemi me këto probleme dhe mundësisht të gëzojmë lumturi të pafund në një botë të re paqësore. [Kalo në faqen 26 dhe lexo Psalmin 37:34, 37, 38 drejtpërdrejt nga paragrafi 6 i broshurës.] Bibla jep këshilla specifike të cilat mund të na ndihmojnë për të gjetur lumturi më të madhe në jetë. Kjo broshurë trajton këto këshilla dhe shpjegon se si mund t’i aplikojmë.»
4 Nëse po përdor broshurën «A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?», mund të bësh këtë prezantim:
◼ «Cilido do të dëshironte një botë ku ka paqe dhe siguri. Me keqardhje mund të themi se nuk e kemi përjetuar një gjë të tillë. Çfarë mendoni ju se duhet bërë që paqja dhe siguria të jenë një realitet? [Lëre të përgjigjet.] Perëndia ka fuqi për të sjellë paqen në tokë dhe ai ka premtuar se do ta bëjë këtë.» Trego figurat në faqen 2 të broshurës dhe lexo Psalmin 46:8, 9. Nëse merr një përgjigje të mirë, shpjego më shumë mbi shpresën e Mbretërisë ofro broshurën dhe lër takim për një rivizitë.
5 Ti mund të zgjedhësh për të përdorur broshurën «A ekziston Perëndia i cili kujdeset për ne?» dhe mund të thuash diçka të tillë:
◼ «Shumë njerëz habiten që Perëndia ka lejuar kaq shumë vuajtje në botë. Meqë ai është i plotfuqishëm, përse nuk bën diçka për t’i dhënë fund brengave tona? Si mendoni ju? [Lëre të përgjigjet.] Bibla na siguron se Perëndia nuk na ka braktisur.» Kalo në faqen 27, paragrafin 22 dhe lexo Psalmin 37:11, 29. Thekso ilustrimin tërheqës që tregon se çfarë ne mund të presim në të ardhmen. Nëse e pranon broshurën, premtoi se do të kthehesh për të treguar se si përdoret për studimin e Biblës.
6 Literatura jonë ka nxitur qindra njerëz për të shqyrtuar Biblën më nga afër. Ajo që ata kanë mësuar u ka dhënë atyre shpresë për një të ardhme të lumtur. (Psal. 146:5) Ne kemi privilegjin për t’i ndihmuar ata.