Trego konsideratë për të tjerët—Pjesa e parë
1 Ne gëzojmë kur shohim mirëqenien e popullit të Jehovait, e cila rezulton në një rritje në numrin e kongregacioneve. Në disa vende, veçanërisht në qytetet e mëdha, ndonjëherë kërkohet që të njëjtën Sallë Mbretërie ta përdorin disa kongregacione e për këtë arsye duhet bërë një përpjekje e madhe për të krijuar komoditetet në Sallën e Mbretërisë. Kjo situatë kërkon një konsiderim të mëtejshëm nga ana e të gjithë atyre që përfshihen në të.
2 Çdo kongregacion që përdor Sallën e Mbretërisë duhet ta lërë atë në gjendje të pastër e të rregullt për vëllezërit që do të vijnë më pas. Karriget duhet të vihen në rregull, çdo literaturë që është mbi banak duhet të vihet në vendin e përshtatshëm dhe çdo send personal i lënë rrotull në Sallën e Mbretërisë duhet të mblidhet. Banjot duhet të jenë në gjendje të pastër, duke u siguruar nëse janë vënë sapunët, peshqirët dhe letrat higjenike e nëse koshat e plehrave janë zbrazur.
3 Kur është programuar që së shpejti të fillojë një mbledhje tjetër, ata që mbeten nga mbledhja e mëparshme, nuk duhet të vonohen në mënyrë të panevojshme, duke u përzier me përgatitjet për mbledhjen tjetër. Duke u zgjatur me biseda shoqërore mund të shkaktohet një mbushje plot e përplot e koridorit dhe shtyrje e vëllezërve në organizimin e gjërave për mbledhjen tjetër. Nga ana tjetër, ata që marrin pjesë në mbledhjen e dytë nuk duhet të vijnë shumë herët, duke shkaktuar ngjeshje të panevojshme në koridor, garderobë etj.
4 Atje ku përfshihen disa kongregacione, ka një nevojë të veçantë për bashkëpunim në bërjen e programit për pastrimin javor të Sallës së Mbretërisë. Zakonisht, kongregacionet alternohen për një periudhë të caktuar. Kur kongregacioni juaj ka këtë përgjegjësi, sigurohuni nëse pastrimi është bërë plotësisht dhe menjëherë. Kongregacionet e tjera që e përdorin Sallën nuk do të kenë pastaj shkak për t’u ankuar.
5 Me raste, është e nevojshme që çdo kongregacion të ndryshojë kohën e mbledhjes së vet, për shembull kur ka vizitën e mbikëqyrësit qarkor. Nëse ndikohet edhe një kongregacion tjetër, pleqtë duhet ta lajmërojnë atë kongregacion shumë kohë përpara, kështu që ata mund të lajmërojnë lajmëtarët e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithashtu, nëse është programuar ndonjë veprimtari e autorizuar, si një Shkollë e Shërbimit për Pionier, një mbledhje e pleqve të qarkut ose një ceremoni martesore, kongregacionet e tjera dhe çdo mbikëqyrës qarkor i përfshirë duhet të konsultohen shumë kohë përpara; kështu që ata nuk do të programojnë përdorimin e Sallës së Mbretërisë në të njëjtën kohë.
6 Ndonjëherë, disa salla përdoren nga kongregacione të caktuara të qarqeve të ndryshme. Është thelbësore që kur mbikëqyrësit udhëtues të vizitojnë këto salla të informojnë njëri-tjetrin mbi vizitën e ardhshme që kanë programuar. Rregullime në minutat e fundit ose vështirësi të tjera mund të ndodhin kur dy mbikëqyrës programojnë vizitat gjatë së njëjtës javë.
7 Konsiderata e dashur për të tjerët, komunikimi i mirë, planifikimi i mëparshëm dhe bashkëpunimi do të ndihmojnë për të mbajtur një marrëdhënie të përzemërt midis kongregacioneve dhe do të sigurojë që «të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi».—1. Kor. 14:40, Dio.