Njoftime
◼ Literatura që do të përdoret gjatë muajit janar: Çdo botim që kongregacioni mund të ketë në depo. Shkurt: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Librat duhet të lihen në rivizita dhe të bëhen përpjekje për të filluar studime biblike. Mars: Çdo broshurë me 32 faqe. Prill dhe maj: Revista Kulla e Rojës. Kur ka interes në rivizita mund të ofrohen pajtime. SHËNIM: Kongregacionet që nuk i kanë porositur këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin e përshtatshëm.
◼ Kongregacionet duhet të bëjnë përgatitjet e përshtatshme për të kremtuar këtë vit Përkujtimin, të premten më 14 prill, pas perëndimit të diellit. Edhe pse dëshira e çdo kongregacioni është që të mbajë Përkujtimin e vet, kjo nuk është gjithmonë e mundur. Atje ku zakonisht disa kongregacione përdorin të njëjtën sallë Mbretërie, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të përdorin një vend tjetër për këtë ngjarje. Përkujtimi nuk duhet të fillojë aq vonë sa për personat e rinj të interesuar të jetë e papërshtatshme për të marrë pjesë. Gjithashtu, programi nuk duhet të jetë aq i ngjeshur, saqë përpara dhe pas kremtimit të mos ketë kohë për të përshëndetur vizitorët, për të bërë përgatitje që të vazhdohet t’u jepet ndihmë frymore disave ose për të gëzuar një shkëmbim të përgjithshëm inkurajimi. Pas konsiderimit të plotë të të gjithë faktorëve, pleqtë do të vendosin se cilat përgatitje do t’i ndihmojnë më mirë ata që marrin pjesë në Përkujtim, në mënyrë që të përfitojnë plotësisht nga ky rast.
◼ Të dielën më 23 prill, 1995, do të mbahet një fjalim publik special në të gjitha kongregacionet. Do të titullohet «Fundi i fesë së rreme është afër». Sigurohu që të ftosh të gjithë ata që morën pjesë në Përkujtim këtë vit. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të ndihmuar miliona studentë, me të cilët po drejtojmë studime biblike në shtëpi.
◼ Duke filluar nga shkurti dhe jo më vonë se 5 marsi fjalimi i ri publik për mbikëqyrësit qarkorë do të jetë «Mësimi hyjnor triumfon në mbarë botën». Ky do të paraqitet në diapozitivë dhe nënvizon kongreset speciale ndërkombëtare «Mësimi hyjnor» që u mbajtën gjatë viteve të shërbimit 1993 dhe 1994. Në ato vende ku diapozitivët nuk do të jenë në dispozicion për datën e caktuar, mbikëqyrësit qarkorë do të mbajnë fjalimin «Beso në Perëndinë e çdo ngushëllimi» dhe do të vazhdojnë me të derisa të arrijnë diapozitivët. Kur në të gjitha kongregacionet të jetë mbajtur fjalimi me diapozitivë, mbikëqyrësit qarkorë do të vazhdojnë të mbajnë fjalimin «Beso në Perëndinë e çdo ngushëllimi» derisa të programohet fjalimi i ri i mbikëqyrësit të ardhshëm qarkor për vitin 1996.
◼ Në mbledhjen e shërbimit të javës së 9 janarit, të gjithë lajmëtarët e pagëzuar që janë të pranishëm do të kenë në dispozicion një kopje personale të kartës Deklaratë/Shfajësim Mjekësor i Mëparshëm dhe Kartat e Identitetit për fëmijët e tyre.