Të shqyrtuar prej Jehovait—Përse është i dobishëm?
1 Cilido dëshiron një shëndet të mirë. Ai e bën jetën shumë më të gëzuar. Megjithatë, shumë nga ata që gëzojnë akoma një shëndet të mirë me raste bëjnë një kontroll. Përse? Ata kërkojnë të zbulojnë çdo problem që zhvillohet mbi shëndetin e tyre, kështu që mund të marrin masa për t’i ndrequr ato. Kjo është akoma më e rëndësishme për të ruajtur shëndetin tonë frymor. Aprovimi i Jehovait varet nga mbajtja e një «besimi të shëndoshë».—Tit. 1:13.
2 Tani është një kohë e përshtatshme për t’u shqyrtuar nga Jehovai. Përse është kështu? Sepse Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë dhe ai po shqyrton zemrat e të gjithë njerëzve. (Psal. 11:4, 5; Prov. 17:3) Si Davidi, ne i kërkojmë Jehovait të na bëjë një ekzaminim rrënjësor: «Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.»—Psal. 26:2.
3 Ne duhet të ruhemi kundër kërcënimeve ndaj shëndetit tonë frymor që mund të vijnë nga brenda për shkak të trupit tonë të papërsosur. Proverbat 4:23 këshillon: «Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës.»
4 Shëndeti ynë frymor mund të kërcënohet edhe nga bota e korruptuar dhe imorale që na rrethon. Nëse ne e lejojmë veten që të lidhet ngushtë me këtë sistem të lig, mund të fillojmë të mendojmë si ai dhe të zhvillojmë qëndrime botërore. Ose mund të adoptojmë një stil jetese si të botës dhe të jemi të sunduar nga fryma e saj.—Efes. 2:2, 3.
5 Satanai, në përpjekje për të na shkatërruar frymësisht, mund të përdorë persekutime ose kundërshtim të drejtpërdrejtë. Megjithatë, shumë shpesh, ai përdor me dinakëri tërheqjet e botës për të na joshur. Pjetri na nxit që të ‘jemi të përmbajtur dhe të rrimë zgjuar’, sepse Satanai është «si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë». Ne jemi të nxitur ‘t’i kundërshtojmë, duke qëndruar të patundur në besim’.—1. Pjetr. 5:8, 9.
6 Për të mbrojtur shëndetin tonë frymor është e nevojshme ta mbajmë besimin tonë të fortë dhe ta forcojmë atë çdo ditë. Apostulli Pavël këshilloi që ta provojmë besimin tonë vazhdimisht. Ashtu si me mençuri i kushtojmë vëmendje këshillës praktike të dhënë nga një mjek i aftë, gjithashtu dëgjojmë Jehovain kur shqyrtimi i tij frymor zbulon një problem që duhet korrigjuar. Kjo bën të mundur që «të modifikohemi».—2. Kor. 13:5, 11, BR.
7 Jehovai është me të vërtetë shqyrtuesi më i madh. Diagnoza e tij është gjithmonë e saktë. Ai e di me saktësi se çfarë na nevojitet. Përmes Fjalës së tij dhe ‘skllavit besnik’, ai na jep një dietë të shëndetshme frymore. (Mat. 24:25; 1. Tim. 4:6) Të ushqyerit e rregullt me këtë dietë të ushqyeshme frymore në shtëpi dhe në mbledhjet e kongregacionit, na mundëson që të mbahemi të shëndetshëm frymësisht. Stërvitja e rregullt frymore në shërbim dhe në aktivitetet e tjera të krishtere është gjithashtu e dobishme. Prandaj, e mirëpresim një shqyrtim të rregullt nga Jehovai, me besim se ai do të na mbajë me një shëndet sa më të mirë frymor.