Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin
Java që fillon më 4 shtator
Kënga 28 (224)
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
20 min.: «Kongresi krahinor lëshon një thirrje tronditëse!—Lavdëroni Jehovain me gëzim nga dita në ditë!» Me pyetje dhe përgjigje.
15 min.: «Ndihmo të tjerët që të nxjerrin dobi për vetveten.» Rishiko prezantimet e sugjeruara dhe pastaj përgatit dy demonstrime të shkurtra.
Kënga 25 (204) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 11 shtator
Kënga 27 (221)
5 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
22 min.: «Duke mbajtur një pikëpamje të ekuilibruar mbi teknologjinë e kompjuterave.» Shtojca. Me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafë kryesorë, të tillë si 4-8 dhe 12-13, sipas kohës që ke në dispozicion.
18 min.: «Çfarë synimesh keni vënë për fëmijët tuaj?» Me pyetje dhe përgjigje. Përgatit një ose dy të rinj shembullorë ose të rritur të cilët i kanë shërbyer Jehovait që nga rinia e tyre, të tregojnë se si prindërit i kanë ndihmuar të zgjedhin synime të dobishme që përqendrohen rreth interesave të Mbretërisë.
Kënga 17 (187) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 18 shtator
Kënga 3 (32)
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: «Përdori sa më mirë revistat tona.» Fjalim i gjallë nga mbikëqyrësi i shërbimit, i bazuar në paragrafët 1 deri 13 të shtojcës.
20 min.: «Ndiq të gjithë interesin në dobi të të tjerëve.» Rishiko prezantimet e sugjeruara për rivizitat. Vëllai që drejton këtë pjesë diskuton me dy ose tre lajmëtarë se çfarë do të thonë dhe pastaj u kërkon atyre të demonstrojnë prezantimet.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 25 shtator
Kënga 22 (130)
5 min.: Njoftime lokale.
15 min.: «Bëj gjthçka në lavdi të Perëndisë.» Fjalim dhe bisedë me auditorin i drejtuar nga një plak. Sipas kohës në dispozicion bëj komente të mëtejshme të bazuara në Kullën e Rojës të 1 marsit 1993, faqe 27-32.
10 min.: «Të shqyrtuar prej Jehovait—Përse është i dobishëm?» Fjalim inkurajues i mbajtur nga një plak.
15 min.: «Përdori sa më mirë revistat tona.» Trajto me auditorin paragrafët 14 deri 17 të shtojcës. Thekso bërjen e përpjekjeve të veçanta për të shpërndarë Kullën e Rojës gjatë tetorit. Meqë revistat botohen në gjuhë të ndryshme, ne duhet t’u themi personave të huaj se revistat janë në dispozicion në gjuhën e tyre të nënës. Në territoret e punuara shpesh, shpërndarja e revistave mund të jetë më e efektshme me anë të kultivimit të interesit, sepse ato sigurojnë informacion të ri çdo dy javë. Nëse gjen interes gjatë rivizitave, ofro një pajtim. Përgatit një grup familjar të demonstrojë një pjesë praktike, siç është përshkruar në paragrafin 14. Gjithashtu, thekso disa sugjerime praktike për të rritur lënien e revistave.
Kënga 29 (222) dhe lutja përmbyllëse.