BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/95 f. 1
  • Lavdëroni Jehovain përditë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lavdëroni Jehovain përditë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Të rinj, lëvdoni Jehovain!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Ta lëvdojmë Jehovain çdo ditë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Mund të japësh dëshmi joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Kongresi Krahinor lëshon një thirrje tronditëse!​—Lavdëroni Jehovain me gëzim nga dita në ditë!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 12/95 f. 1

Lavdëroni Jehovain përditë

1 Perëndia ynë, Jehovai, është një Krijues i mrekullueshëm, i dashur, Burimi i gjithë jetës dhe lumturisë. Duke marrë parasysh madhështinë e tij, ai me të vërtetë meriton lavdërim nga gjithë krijimi i tij. Individualisht, ne duam të themi siç tha psalmisti: «Unë do t’i shumoj gjithnjë lavdet e tua. Goja ime do ta shpallë drejtësinë tënde, gjithë ditën shpëtimin tënd.» (Psal. 71:14, 15, DSF) Për të bërë këtë, duhet të kërkojmë mënyrat për të lavdëruar Jehovain ditë për ditë dhe të nxitemi të flasim mirë për të, drejtësinë e tij dhe sigurimet e tij për shpëtimin.

2 Të krishterët e parë lanë një shembull të shkëlqyeshëm në lavdërimin e Jehovait. Në lidhje me 3000 të pagëzuarit në Rrëshajët, tek Veprat 2:46, 47 lexojmë: «Dhe ngulmonin me një mendje të vetme çdo ditë në tempull . . . duke lavdëruar Perëndinë dhe duke gëzuar simpatinë e gjithë popullit. Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar.» Ata ishin duke mësuar të vërteta të mrekullueshme rreth Jehovait dhe Mesisë së tij. Gëzimi i tyre ishte ngjitës, duke inkurajuar edhe të tjerë për të dëgjuar, mësuar dhe lavdëruar Jehovain.

3 Mundësitë janë në dispozicion çdo ditë: Sot, shumë zbulojnë se mund ta lavdërojnë Jehovain çdo ditë me anë të dëshmisë joformale. Planet e përparuara i ndihmojnë ata të jenë më prodhimtar. Një motër që kishte vendosur të jepte një dëshmi joformale pa që dikush i kishte thyer dy dritare dhe ishte futur me forcë në makinën e saj. Ajo thirri shërbimin e riparimit dhe u përgatit t’i jepte dëshmi riparuesit. Përgatitja e saj përfshiu lutjen për drejtimin e Jehovait. Ndërsa kishte përfunduar, ajo i dëshmoi riparuesit për një orë dhe i dha atij librin Të jetosh përgjithmonë.

4 Një motër tjetër takonte rregullisht një komshie ndërsa shëtisnin qentë e tyre. Gjatë një takimi të tillë, ato kishin një bisedë serioze rreth problemeve të jetës dhe kjo çoi në shumë diskutime. Në kohë, filloi një studim biblik. Interesant, më vonë komshia tregoi se ajo nuk do t’i dëgjonte Dëshmitarët e Jehovait në qoftë se ata do të kishin trokitur në derën e saj, meqë ajo nuk besonte në Perëndinë apo Biblën.

5 Disa zbulojnë si të mundshme të japin dëshmi kur shitësit ose të tjerë trokasin në derën e tyre. Një motër në Irlandë pati një vizitë nga një burrë që shiste siguracionin e jetës. I shpjegoi atij se ajo ishte duke pritur me padurim të gëzonte jetën e përjetshme. Ky ishte një mendim krejt i ri për këtë burrë që mbahej si katolik roman. Ai pranoi librin Të jetosh përgjithmonë, mori pjesë në mbledhje në javën pasuese dhe pranoi të fillonte një studim biblik. Tashti ky shitës është një vëlla i pagëzuar.

6 Të gjithë ne duhet të jemi në gatishmëri ndaj mundësive për të lavdëruar Jehovain çdo ditë. Është e dobishme të mbajmë me vete disa revista ose broshura ku mund të shihen dhe mund t’i ofrohen me dëshirë vizitorëve. Në disa zona, pak kohë e harxhuar në një stol parku mund t’ju japë mundësi të ndryshme për t’u dëshmuar atyre që ndalojnë për t’u çlodhur për pak minuta. Disa të rinj dëshmitarë në shkollë, mbajnë literaturë biblike në bankat e tyre si një mënyrë për të filluar një bisedë me dikë që mund t’i vërë re dhe mund të bëjë pyetje. Mbaj mend një ose dy referime biblike që mund t’i përdorësh. Kërkoji Jehovait të të ndihmojë. Do të kesh bekime po të veprosh kështu.​—1.Gjonit 5:14.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo