BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/96 f. 4-5
  • Të gëzojmë me rritjen që jep Perëndia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të gëzojmë me rritjen që jep Perëndia
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Kontribute që përkrahin veprën e Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Adhurimi i vërtetë po përhapet në Evropën Lindore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • I shërbejnë vëllazërisë së krishterë në shkallë ndërkombëtare
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Vepra e ndërtimit nderon Jehovain
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 12/96 f. 4-5

Të gëzojmë me rritjen që jep Perëndia

1 Të krishterët e shekullit të parë ishin predikues të zellshëm të Mbretërisë. Ata gëzonin, kur ‘kongregacionet rriteshin në numër nga dita në ditë’. (Vep. 16:5, BR) Predikimi i tyre i guximshëm u shtri në Azi, Evropë dhe Afrikë, duke shpënë në një korrje të mbarë besimtarësh.

2 Jezui paratha se në ditët e fundit, vepra e predikimit do të arrinte në ‘të gjithë tokën e banuar dhe në të gjitha kombet’. (Mat. 24:14, BR) Gjatë vitit të shërbimit 1996, vazhduam të merrnim raporte të rritjes së mrekullueshme dhe të maksimumeve të reja nga vende rreth e qark globit. Janë formuar shumë kongregacione të reja. Kjo rritje e shpejtë ka bërë të nevojshme ndërtimin e qindra Sallave të reja të Mbretërisë dhe Sallave të Asambleve, si edhe zgjerimin e disa ndërtesave të degëve.

3 Shërbimi Ynë i Mbretërisë për muajin gusht 1996, raportonte mbi shtrirjen e veprës së ndërtimit që po ndodh në Afrikë. Një aktivitet i ngjashëm po ecën përpara në Amerikën Latine. Për vitin e shërbimit 1996, Meksika raporton një maksimum mahnitës prej 470.098 lajmëtarësh dhe një mesatare prej 600.751 studimesh biblike, gjë që kërkon formimin e 466 kongregacioneve të reja! Zgjerimi i ndërtesave të tyre të degës është programuar që të përfundojë nga fundi i vitit 1998. Rritja e ngjashme në shumë vende të tjera nuk lejon ndërprerje lidhur me llojet e ndryshme të projekteve të ndërtimit teokratik.

4 Kostoja e ndërtimit është e lartë kudo dhe vëllezërit tanë në shumë vende, kanë pak për të kontribuar materialisht. Megjithatë, nga zelli i tyre i madh për t’i shërbyer Jehovait, ata me siguri po rriten frymësisht dhe në numër. Proverbat 28:27 na siguron se «ai që i jep të varfërit, nuk do të ketë kurrë nevojë». Gatishmëria jonë për të ndihmuar në mbulimin e nevojave të këtyre vëllezërve, si dhe në kostot e ndërtimit, shpien në një «barazim» të gjërave materiale, duke u dhënë mundësi të gjithëve të përjetojnë lumturinë që vjen duke dhënë dhe gëzimin që vjen, duke parë rritjen që jep Jehovai!​—2. Kor. 8:14, 15; Vep. 20:35.

[Figura në faqet 4, 5]

Dega e Paraguajit

[Figura në faqen 4]

Dega e Ekuadorit

[Figura në faqet 4, 5]

Në Meksikë, zgjerimi në ndërtim e sipër

[Figura në faqet 4, 5]

Dega e Republikës Dominikane

[Figura në faqen 4]

Dega e Brazilit me zgjerimin

[Figura në faqet 4, 5]

Dega e Uruguajit në ndërtim e sipër

[Figurat në faqen 5]

Salla Mbretërie tipike me buxhet të vogël në Amerikën Latine

1. Brazil

2. Nikaragua

3. Kili

4. Kolumbi

5. Meksikë

6. Brazil

7. Peru

8. Venezuelë

9. Meksikë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo