Nëse jep rezultate, përdore!
1 Shërbimi ynë i Mbretërisë, vazhdimisht, na siguron prezantime të ndryshme të sugjeruara, për t’i përdorur në shërbim. Kjo gjë na jep ide të freskëta se si të ngjallim interes në mesazhin e Mbretërisë. Ka mundësi që çdo muaj të bëni një përpjekje për të mësuar një ose më shumë prej këtyre prezantimeve. Megjithatë, disa lajmëtarë mund të zbulojnë se në kohën që përdorin një prej tyre për disa herë, numri tjetër i Shërbimi ynë i Mbretërisë siguron prezantime të reja. Natyrisht, mund të mos jetë e mundur për çdonjeri të mësojë një prezantim të ri para se t’ia marrë dorën atij të mëparshëm.
2 Ka, sigurisht, mijëra pionierë dhe lajmëtarë të tjerë, të cilët harxhojnë shumë kohë në shërbimin në fushë. Përveç kësaj, shumë kongregacione e punojnë të gjithë territorin e tyre çdo pak javë. Në rrethana të tilla, lajmëtarët mirëpresin me çmueshmëri hyrjet e reja dhe idetë për të prezantuar mesazhin. Kjo i ndihmon ata të rritin aftësitë e tyre. Gjithashtu, e bën shërbimin e tyre më interesant e të frytshëm dhe i ndihmon t’u bëjnë ballë sfidave që hasin.
3 Megjithatë, nëse ke përgatitur një prezantim që jep rezultat të mirë në kultivimin e interesit, patjetër vazhdo ta përdorësh! Nuk është e nevojshme që të mos vazhdosh përdorimin e një prezantimi efektiv kur ky jep rezultate. Thjesht, përshtatja atë literaturës që ofrohet në muajin e tanishëm. Pasi të kesh parë sugjerimet e ofruara në Shërbimi ynë i Mbretërisë, shiko për pika interesante që mund të duash t’i përfshish në prezantimin tënd.
4 Kështu, kur merr një numër të ri të Shërbimi ynë i Mbretërisë, mbaj mend se prezantimet që ajo përmban janë thjesht sugjerime. Nëse mund t’i përdorësh, bën mirë. Por, nëse tashmë ke gjetur një prezantim që jep rezultate në territotin tënd, përdore! Gjëja më e rëndësishme është ‘të kryesh plotësisht shërbimin tënd’ në një mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur ata që e meritojnë dhe duke i ndihmuar të bëhen dishepuj.—2. Tim. 4:5