Mbledhjet e Shërbimit për shkurtin
Java që fillon më 2 shkurt
Kënga 18 (162)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Lajme teokratike.
15 min.: «Dëshmitarët e Jehovait: Ungjilltarë të vërtetë.» Me pyetje dhe përgjigje. Rishiko kutinë në faqen 17 të Kullës së Rojës, 1 qershor 1993, (1 shtator 1992, faqe 19, anglisht).
20 min.: «Bëji një ftesë gjithkujt që është i etur.» Rishiko artikullin, duke nxjerrë në pah se si prezantimet e sugjeruara janë përgatitur për të stimuluar interesin dhe për të nxitur dëgjuesit. Një i rritur të demonstrojë paragrafët 2-3 ose 4-5 dhe një i ri të demonstrojë paragrafin 6. Çdo lajmëtar duhet të përmendë rregullimin e kontributeve.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 9 shkurt
Kënga 25 (204)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Delet e Jehovait kanë nevojë për kujdes të butë.» Fjalim nga një plak ose vëlla përgjegjës, i bazuar në artikullin e Kullës së Rojës, 15 janar 1996, faqe 15-20. Përfshi dy demonstrime të bazuara në udhëzimet e letrës drejtuar pleqve më 5 shtator 1995. Në demonstrimin e parë, sekretari i kongregacionit i tregon mbikëqyrësit drejtues një listë me emrat e atyre që janë pagëzuar prej 1 viti. Mbikëqyrësi drejtues thotë se do të programojë që, sa më shpejtë, secili prej tyre të vizitohet nga dy pleq. Në demonstrimin e dytë, dy pleq takohen me një vëlla të pagëzuar prej një viti. Njëri nga të dy pleqtë është drejtuesi i tij në studimin e librit. Biseda zhvillohet në një atmosferë të përzemërt frymore. Pleqtë e lavdërojnë vëllain për përparimin e tij frymor. Gjithashtu, ofrojnë inkurajim dhe këshilla praktike lidhur me studimin e tij personal dhe pjesëmarrjen në shërbimin në fushë, çdo javë. (Mund të zgjidhni si ta trajtoni këtë pjesë, në bazë të rrethanave të kongregacionit apo grupit tuaj.)
Kënga 12 (113) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 shkurt
Kënga 20 (93)
5 min.: Njoftime lokale.
10 min.: Përse duhet të merrni pjesë në mbledhjet e kongregacionit. Një plak apo një vëlla i kualifikuar shqyrton pikat në Kullën e Rojës, 15 dhjetor 1996, faqe 15-17, paragrafët 8-11, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së rregullt në të gjitha mbledhjet.
15 min.: «Të imitohet sot mëshira e Perëndisë.» Fjalim nga një plak ose vëlla përgjegjës, i bazuar në artikullin e Kullës së Rojës, 1 gusht 1991, faqe 26-31 (15 prill 1991, faqe 14-19, anglisht). Thekso drejtimin e dhënë në paragrafin 13, sipas të cilit pleqtë, një herë në vit, duhet të shikojnë nëse në territorin e kongregacionit të tyre banojnë persona të përjashtuar nga më shumë se një vit. Sipas rrethanave, mund të caktohen dy pleq për të vizituar këta persona. Gjithashtu, thekso që ky rregullim ishte përmendur në Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1997, si njoftimi numër 3.
15 min.: «Jehovai është ndihmuesi im.» Një fjalim i ngrohtë dhe inkurajues nga një vëlla i kualifikuar.
Kënga 2 (15) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 shkurt
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale. Rishiko literaturën e ofruar për marsin. Përmend një apo dy ide për të prezantuar librin Njohuria, duke përdorur pikat prej Shërbimi ynë i Mbretërisë, dhjetor 1995, faqe 8. Thekso synimin për të filluar studime biblike në shtëpi.
15 min.: «Nëse jep rezultate, përdore!» Me pyetje dhe përgjigje. Kërko prej një apo dy lajmëtarëve me përvojë që të komentojnë shkurt, nga auditori, në lidhje me prezantimet që ata kanë vazhduar të përdorin për shkak të thjeshtimit dhe të rezultateve që ato kanë dhënë. Pastaj, kërko që disa të përmendin hyrje të sugjeruara të kohëve të fundit nga Shërbimi ynë i Mbretërisë dhe që kanë provuar të jenë të efektshme.
20 min.: Praktikoni prezantimet tuaja. Fjalim me demonstrime nga një vëlla i kualifikuar. Thekso nevojën e analizimit të prezantimeve tona dhe të kërkimit të mënyrave për të qenë më të efektshëm. Ja disa mënyra praktike: 1) kur je në shërbim, analizo prezantimet e tua. Pasi ke lënë pronarin e shtëpisë, pyet veten: «Çfarë mund të bëja për të qenë më i efektshëm? Po të kisha mundësi për ta bërë përsëri këtë vizitë, çfarë do të ndryshoja?» 2) kërkoji sugjerime shokut tënd të shërbimit. 3) provo prezantimet me dikë tjetër para se të dalësh në shërbim. Mund të jetë një familjar ose një lajmëtar tjetër në kongregacion. Dy motra të demonstrojnë se si analizojnë atë që kanë bërë në shërbimin në një derë, duke shqyrtuar se si mund të përmirësohen. Ato kanë, gjithashtu, një sesion paraprak të shkurtër për të provuar një prezantim që mendojnë ta përdorin herën tjetër, duke i dhënë njëra-tjetrës sugjerime të dobishme. Drejtuesi bën mbylljen, duke inkurajuar të gjithë që të analizojnë dhe praktikojnë prezantimet e tyre.
Kënga 10 (82) dhe lutja përmbyllëse.