Lajme teokratike
Liberia: Zyra e Degës në Monrovia u rihap më 1 shtator, pas 15 muajsh që ishte mbyllur si pasojë e luftës civile. Në shtator ata raportuan një maksimum të ri radhazi prej 1.977 lajmëtarësh.
Mozambik: Në shtator u arrit një maksimum i ri prej 28.005 lajmëtarësh. Maksimumi i vjetër, prej 25.790 lajmëtarësh, ishte arritur në maj të vitit 1975. Prandaj ky është një moment i rëndësishëm në historinë teokratike të Mozambikut.
Nepal: Në shtator u arrit një maksimum i ri prej 306 lajmëtarësh. Tani po drejtohen afërsisht 500 studime biblike.
Sh. Elena: Çdo pronar shtëpie në këtë ishull ka marrë një kopje të Lajmërim i Mbretërisë nr. 35.
Disa vende e filluan vitin e shërbimit me maksimume të reja në numrin e lajmëtarëve, që arrijnë deri 5 përqind rritje mbi mesataren e vitit të kaluar: Hong Kong, 4.230; Madagaskar, 8.749 (duke përfshirë një maksimum prej 912 pionierësh të rregullt); Taivan, 3.497.