BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr16 tetor f. 1
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»—2016
  • Nëntema
  • 3-9 TETOR
  • 31 TETOR–6 NËNTOR
Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»—2016
mwbr16 tetor f. 1

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

3-9 TETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | PROVERBAT 1-6

«Beso te Jehovai me gjithë zemër»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Proverbat 1:7) Të kesh frikë nga Jehovai është hapi i parë drejt njohurisë. Të marrët e përbuzin mençurinë dhe disiplinën.

it-2-E 180

Njohuria

Burimi i njohurisë. Në fakt, Jehovai është burimi kryesor i njohurisë. Jeta sigurisht është prej tij dhe është e domosdoshme që dikush të marrë çfarëdo njohurie. (Ps 36:9; Ve 17:25, 28) Përveç kësaj, Perëndia krijoi çdo gjë, prandaj njohuria njerëzore bazohet në studimin e veprës së duarve të Perëndisë. (Zb 4:11; Ps 19:1, 2) Gjithashtu, Perëndia frymëzoi Fjalën e tij të shkruar, nga e cila njerëzit mund të mësojnë vullnetin dhe qëllimet hyjnore. (2Ti 3:16, 17) Prandaj, vatra e gjithë njohurisë së vërtetë është Jehovai dhe ai që e kërkon këtë njohuri, duhet të ketë atë frikë nga Perëndia që e bën të kujdesshëm mos i shkakton pakënaqësi Jehovait. Kjo lloj frike është fillimi i njohurisë. (Pr 1:7, shën.) Me këtë frikë hyjnore, një njeri është në gjendje të marrë njohuri të saktë, kurse ata që nuk e marrin parasysh Perëndinë, mund të nxjerrin shpejt përfundime të gabuara nga gjërat që vërejnë.

31 TETOR–6 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | PROVERBAT 22-26

«Stërvite djalin në udhën e drejtë»

(Proverbat 22:15) Marrëzia është e lidhur me zemrën e një djali dhe shkopi i disiplinës do ta largojë atë tutje nga ai.

(Proverbat 23:13, 14) Mos ia kurse disiplinën djalit. Në rast se e rreh me shkop, nuk do të vdesë. 14 Duhet ta rrahësh me shkop, që ta shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

it-2-E 818 ¶4

Shkopi, thupra

Autoriteti prindëror. Termi «shkop» është përdorur edhe për të simbolizuar autoritetin e prindërve ndaj fëmijëve. Libri i Proverbave e përmend shpesh këtë lloj autoriteti. Në rastet kur përmendet, fjala shkop simbolizon të gjitha format e disiplinës, përfshirë shkopin e mirëfilltë për ndëshkim. Faktikisht, prindi është përgjegjës para Perëndisë që të përdorë këtë «shkop» për ta mbajtur nën kontroll fëmijën. Nëse prindi nuk e bën këtë, do t’i sjellë rrënim dhe vdekje fëmijës, ndërsa vetes turpin dhe mosmiratimin e Perëndisë. (Pr 10:1; 15:20; 17:25; 19:13) «Marrëzia është e lidhur me zemrën e një djali dhe shkopi i disiplinës do ta largojë atë tutje nga ai.» «Mos ia kurse disiplinën djalit. Në rast se e rreh me shkop, nuk do të vdesë. Duhet ta rrahësh me shkop, që ta shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.» (Pr 22:15; 23:13, 14) Në fakt, «kush e kursen shkopin, e urren birin e tij, por kush e do, i rri mbi kokë duke e disiplinuar».—Pr 13:24; 19:18; 29:15; 1Sa 2:27-36.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo